Vasili: 60 mijë shqiptarë humbën punën vetëm gjatë muajit korrik, qeveria po favorizon klientët e vet

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili në një deklaratë për mediat ditën e sotme ngriti shqetësimin e mbylljes së bizneseve, kryesisht atyre të vogla, çka ka bërë që sipas tij dhjetëra mijëra shqiptarë të dalin të papunë.

Sipas z. Vasili, vetëm gjatë muajit korrik janë mbyllur 32 400 biznese e ku për pasojë rreth 60 mijë shqiptarë kanë humbur punën.

“Shifrat flasin qartë, nga 112 mijë biznese që ishin muajin korrik, janë vetëm 79.600 prej tyre, pra gati 30% më pak, pra 1/3 e bizneseve janë mbyllur. Kjo është një shifër që nuk shikohej në Shqipëri prej më shumë se një 10-vjeçar e më tej.

Këtij fakti i shtohet dhe kriza e dukshme e fasonerisë në Shqipëri ndërkohë që është një fakt tjetër publik që detyrimet financiare të qytetarëve duhet të vazhdojnë të paguhen rregullisht, pra qytetarët hynë në borxhe njëri më i rëndë se tjetri pa pasur asnjë mundësi ekonomike që t’i përballojë ato”, tha z. Vasili.

nënkryetari i LSI akuzoi qeverinë se nga ana tjetër është duke favorizuar me tenderë e koncesione klientët e vet.

“Asgjë nuk ka ndodhur me oligarkët, me ata që janë klientë të qeverisë, kanë vazhduar të marrin tenderë, koncesione pa fund, tenderë sekret, procedura, prokurime të cilat u dhurojnë para pa fund dhe atyre nuk u ka hyrë asnjë gjemb në këmbë, kanë bërë pushimet  e tyre luksoze si gjithmonë, ndërkohë që mijëra e mijëra shqiptarë të tjerë nuk kanë mundur që të bëjnë qoftë dhe një ditë të vetme pushim dhe janë pjekur në ditët e nxehta të kësaj vere shumë të nxehtë, duke e pasur qoftë edhe një ditë apo një fundjavë pushim thjesht dhe vetëm një ëndërr të parealizueshme.

Është fare e qartë që ekonomia është drejt kolapsit dhe kriza sociale është më e rënda që mund të jetë instaluar ndonjëherë në Shqipëri”, u shpreh numri 2 i LSI.

Sipas z.Vasili, e vetmja mënyrë për të dalë nga kjo situatë është largimi i qeverisë.

“Koha është sot për ta bërë këtë ndryshim të madh! Koha nuk pret në mënyrë që të shpëtojmë familjen shqiptare nga rrënimi ekonomik, por akoma më rëndë nga rrënimi shoqëror, dramatik, i cili është ulur këmbëkryq dhe po i troket te dera edhe atyre që nuk janë përballur me të”, përfundoi ai.


Etiketimet

Në Shqipëri rregullimi i dhëmbëve është itinerar i një pakete turistike

Turizmi dentar po zhvillohet gjithnjë e më shumë në Shqipëri. Përveç shërbimeve dentare, pacientëve u ofrohen paketa të mirëfillta turistike nga klinikat dhe agjencitë...

Banorët e Kievit nuk i tremben luftës

Pronarët e bizneseve, shkrimtarët, por edhe qytetarët e thjeshtë në Kiev vijojnë të ndjekin rutinën e përditshme, pavarësisht kërcënimit për një pushtim rus. Për poetin...

Kremlini i cilëson sanksionet ndaj Putin politikisht shkatërruese

Rusia paralajmëroi të mërkurën se vendosja e sanksioneve direkte ndaj presidentit Vladimir Putin, të paralajmëruara nga presidenti amerikan Joe Biden, do të jenë “politikisht...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER