Buxhuku: Kriza në ekonominë shqiptare nuk lidhet me pandeminë, kemi një sistem të ndërtuar keq për 30 vjet

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Administratori i përgjithshëm i ‘Konfindustrias’, Gjergj Buxhuku tha për Euronews Albania se kriza në ekonominë shqiptare nuk lidhet drejtpërdrejtë me pasojat nga tërmeti apo pandemia, pasi sipas tij situata në ekonominë shqiptare ka qenë shumë e vështirë edhe përpara.

Sipas z. Buxhuku, tërmeti dhe pandemia thjesht e përshpejtuan rënien e një sistemi të ndërtuar keq që para 30 vitesh, i cili duhet ndryshuar në mënyrë thelbësore.

“Shkaqet janë shumë të thella dhe nuk lidhen me pandeminë e tërmetin, por janë thelbësore. Tani po përballemi me pasojat e një sistemi të ndërtuar keq për 30 vjet.

Pasojat e menaxhimit të pandemisë thjesht e kanë përshpejtuar problemin. Ka ndodhur që një pjesë e problematikës në kushtet e pandemisë nuk varet vetëm nga ekonomia shqiptare, është globale.

Tek bizneset e  vogla është më i shpejtë pasqyrimi i krizës, por e njëjta është situata edhe tek bizneset e mëdha, ku problematikat janë shumë të thella. Ajo që mund të bëjmë është ndryshimi rrënjësor i politikave ekonomike të ndjekura deri tani”, tha z. Buxhuku.

Sipas kreut të Konfindustrias, ekonomia shqiptare është ekonomi e tregjeve të mbyllura, me konkurrencë zero.

“Janë grupe oligopoli dhe monopoli që ndikojnë në çmimin e lartë të shërbimeve dhe cilësinë e ulët të shërbimeve.

Qeveria e tregoi edhe me paketën e ndihmës, më e vogla në rajon, 100 mln euro gjithsej tregoi se s’ka kapacitet financiar.

Qeveria e mban shpresën tek rritja e borxhit, problem i madh është përdorimi i këtyre parave, por duhet të shohë çfarë mund të bëjë me lehtësirat fiskale për bizneset”, tha z. Buxhuku.


Etiketimet

Berisha akuzon ambasadoren Kim se po mbështet ‘prokurime direkte’

Berisha mesazh për Kim: As për 100 vjet s’do gjejnë prova ndaj meje Ish-kryeministri Sali Berisha është takuar me demokratët e Patosit në 31-vjetorin e themelit të degës së Partisë Demokratike....

Në Shqipëri rregullimi i dhëmbëve është itinerar i një pakete turistike

Turizmi dentar po zhvillohet gjithnjë e më shumë në Shqipëri. Përveç shërbimeve dentare, pacientëve u ofrohen paketa të mirëfillta turistike nga klinikat dhe agjencitë...

Banorët e Kievit nuk i tremben luftës

Pronarët e bizneseve, shkrimtarët, por edhe qytetarët e thjeshtë në Kiev vijojnë të ndjekin rutinën e përditshme, pavarësisht kërcënimit për një pushtim rus. Për poetin...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER