Thumana 9 muaj pas tërmetit, dhjetëra banorë jetojnë ende në çadër, rindërtimi nuk ka nisur

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Mersin dhe Zhulieta Koxhaj prej 9 muajsh jetojnë pa një çati mbi kokë. 

Ashtu si shumë banorëve të tjerë të Thumanës, tërmeti i 26 nëntorit ua bëri të pabanueshme shtëpinë. Pasuria e vetme e dy të moshuarve janë këto dy çadra, të cilat u janë dhuruar nga disa individë.

“Shiko sa keq jetojmë. Gruaja fle këtu se është e sëmurë, unë në çadrën tjetër. E shikon si jam, në pikë më të vështirë”, thotë i moshuari.

Zhulieta vuan nga epilepsia dhe mungesa e një kujdestari ka përkeqësuar shumë gjendjen e saj shëndetësore.

“Tri ditë isha rrëzuar këtu dhe në atë moment kishte qenë burri këtu dhe s’mbaj mend asgjë më”, shprehet e moshuara.

Pas dimrit të vështirë, dy të moshuarve u duhet të përballojnë dhe temperaturat e larta, pa kushtet më minimale për gjendjen e tyre shëndetësore.

“Unë për vete e kam shumë të vështirë, sidomos në darkë një herë kam vështirë shumë”, thotë Zhulieta.

Si familja Koxhaj janë më dhjetëra në Thumanë. Disa, privatisht kanë mundur të gjejnë dhe kontejnerë, por temperatura në to gjatë verës është e papërballueshme.

Shpresa e vetme e tyre janë banesat që pritet të ndërtohen.

“Premtime na kanë dhënë që për vit të ri do hyjmë në shtëpi të ri, por s’dimë gjë”, thotë një i moshuar.

Në vizitën e tij në muajin prill, kryeministri Rama, nga Thumana premtoi se kompanitë nënkontraktore do të punonin me 3 turne për të arritur objektivin, ndërtimin e banesave para vitit të ri. Por në vapën zhuritëse, ekskavatorët kanë ndalur dhe në Thumanë punohet vetëm me një turn.

Kur kanë kaluar 9 muaj nga tërmeti i 26 nëntorit, rindërtimi në Thumanë, ka mbetur në fazën e kanalizimeve.

Kompania nënkontraktore ka afat deri në fund të shtatorit për të përfunduar kanalizimet, që më pas të nisë puna për ndërtimin e banesave.

E deri atëherë, Zhulietës, Mersinit, e qindra banorëve të tjerë të Thumanës, u duhet të kalojnë dhe një dimër tjetër në çadër, pa kushtet më minimale e me frikën e shtuar prej pandemisë së COVID-19.


Etiketimet

Kremlini i cilëson sanksionet ndaj Putin politikisht shkatërruese

Rusia paralajmëroi të mërkurën se vendosja e sanksioneve direkte ndaj presidentit Vladimir Putin, të paralajmëruara nga presidenti amerikan Joe Biden, do të jenë “politikisht...

Britania eksperimenton javën me 4 ditë punë, pa shkurtim page

Në Mbretërinë e Bashkuar do të testohet mundësia që punonjësit të punojnë një ditë më pak në javë. Punonjësit do të punojnë 32 orë, në vetëm 4...

A do të nominohet filmi ‘Zgjoi’ për Oscars 2022?

Më 27 janar Akademia e Oscars do të fillojë votimin për nominimin e filmave. Në këtë votim merr pjesë edhe Kosova me filmin ‘Zgjoi’. Përzgjedhja e...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER