Epidemiologu Artan Simaku: Sezoni i gripit e kalon COVID-19 në plan të dytë, do të qarkullojë në nivel shumë më të ulët

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Epidemiologu Artan Simaku foli për Euronews Albania rreth shifrave shqetësuese të pacientëve me COVID-19.

Ai parashikon se stina e ftohtë që po afrohet, ku gripi është më i pranishëm, do të bëjë të mundur që COVID të kalojë në plan të dytë.

Hapja e shkollave do të ndikojë në përhapjen e virusit, por jo në masa shqetësuese, shpjegoi epidemiologu.

I pyetur nëse fëmijët duhet të mbajnë maska apo jo epidemiologu, iu referua protokolleve të hartuara nga OKB dhe tha se ato duhen zbatuar me përpikëri.

Një tjetër shqetësim për të cilin foli mjeku është dhe mungesa e informacionit që kanë familjarët e pacientëve.

“Kjo pyetje duhet t’i drejtohet më saktë Komitetit të Ekspertëve, por megjithatë sugjerimet dhe rekomandimet nga media janë të mirëpritura. Kjo është një vendimmarrje që duhet marrë nga Komiteti i Ekspertëve”, – u shpreh ai.

Z. Simaku solli në vëmendje vaksinimin e popullsisë, që sipas tij do të ndihmojë indirekt edhe në përmirësimin e situatës në lidhje me COVID-19.

“Ekziston një program vaksinimi falas për popullatën e rrezikuar; gratë shtatzëna, pleqtë dhe fëmijët.

Vaksinimi ndaj gripit do të ndihmojë indirekt edhe në përmirësimin e situatës në lidhje me COVID-19, në sensin që do të ulet ngarkesa spitalore dhe do të ulet dhe numri i pacientëve që do te kenë nevojë për intubim, pra do të jetë një lehtësim indirekt edhe për luftën ndaj COVID”, – theksoi epidemiologu Simaku.


Etiketimet

Britania eksperimenton javën me 4 ditë punë, pa shkurtim page

Në Mbretërinë e Bashkuar do të testohet mundësia që punonjësit të punojnë një ditë më pak në javë. Punonjësit do të punojnë 32 orë, në vetëm 4...

A do të nominohet filmi ‘Zgjoi’ për Oscars 2022?

Më 27 janar Akademia e Oscars do të fillojë votimin për nominimin e filmave. Në këtë votim merr pjesë edhe Kosova me filmin ‘Zgjoi’. Përzgjedhja e...

6 të vdekur dhe 1562 të reja me COVID-19

Gjashtë persona kanë humbur jetën nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vend, ndërsa janë konfirmuar 1562 raste të reja me virusin. Infektimet e...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER