Zgjedhjet, Kristaq Kume tregon 2 sfidat e KQZ së re: Të nisë sa më parë puna për formimin e saj

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Presidenti i republikës Ilir Meta ka dekretuar datën 25 prill, si ditën kur do të mbahen zgjedhjet parlamentare në Shqipëri.

Ish-kryetari i KQZ-së, Kristaq Kume tha për Euronews Albania se nisur nga ky vendim i kreut të shtetit, që sipas tij jo pa qëllim ishte disa muaj përpara afatit zyrtar, duhet të nisë menjëherë puna për hartimin e listave të zgjedhësve dhe plotësimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, funksioni i të cilit në këtë proces do të jetë i dyfishtë.

“Sipas legjislacionit tonë, dekreti i presidentit për datën e zgjedhjeve duhet të bëhet jo më vonë se 9 muaj nga përfundimi i mandatit të parlamentit, pra presidenti kishte kohë deri më dhjetor.

“Fakti që e bëri më parë është që të nxisë institucionet që të rregullojnë mbarëvajtjen e procesit.

E rëndësishme është procedura për krijimin e KQZ që duhet të përfundojnë sa më shpejt në kohë, sepse ky institucion është i ngarkuar direkt tashmë me detyra më tepër se KQZ e mëparshme; duhet të punojë për përdorimin e teknologjisë në zgjedhje, në identifikimin elektronik të zgjedhësve dhe do të përgatisë gjithçka për zgjedhësit që jetojnë jashtë Shqipërisë”, tha ish-kreu i KQZ.

 


Etiketimet

6 të vdekur dhe 1562 të reja me COVID-19

Gjashtë persona kanë humbur jetën nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vend, ndërsa janë konfirmuar 1562 raste të reja me virusin. Infektimet e...

Danimarka planifikon heqjen e çdo mase kundër COVID

Danimarka planifikon të heqë kufizimet kundër COVID-19 më 1 shkurt. Ky vendim vjen në një kohë kur në vend konfirmohen shifra të larta infektimesh çdo...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER