PD denoncon rastin e tre familjeve në Lezhë, ende pa përgjigje për shtëpinë e rrënuar nga tërmeti

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Partia Demokratike përcolli të hënën për mediat denoncimin e radhës të familjeve të lëna pa zgjidhje pas situatës së shkaktuar nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Përfaqësues të opozitës përcollën rastin e familjes Bregaj nga Lezha, shtëpia e së cilës është vlerësuar e pabanueshme nga disa inspektime. Dashamirës dhe aktivistë të shoqërisë civile i kanë mundësuar kësaj familjeje një kontejner garsoniere, e cila mund të përdoret vetëm gjatë verës, pasi ajo fut ujë.

“Jemi 3 familje në një rreth shtëpie. Shtëpinë e kanë vlerësuar të pabanueshme dhe e kanë vlerësuar për rindërtim. Më kanë ardhur nja 5-6 komisione këtu dhe as edhe një përgjigje nuk më kanë dhënë veç do vijmë sot, do vijmë nesër edhe asnjë ardhë këtu nuk më ka. Unë jam vetë i katërti. Kam burrin me sëmundjen e epilepsisë, kam vajzën me sindromën Down, jam vetë me migrenë e me spontiatrozë, një djalë kam shëndoshë prej të madhit Zot se ne të tërë jemi të sëmurë. Kam një plak 73 vjeç, ka jetuar tërë dimrin vetëm në gërmadhat,” – tregoi Angjelina Bregaj.

Në të njëjtën ndërtesë ka jetuar edhe familja e Vatë Bregut, i cili thotë se në çadër kushtet janë të vështira, ndërsa në shtëpinë e rrënuar ka rrezik.

“Jam kryefamiljari këtu. Shiheni vetë shtëpinë se si është. Kanë ardhur dhe e kanë parë, s’ka ardhur kush [nga autoritetet] as nuk do ta dijë gjë kush, se tani jemi dhe familjarë […] kanë prurë dy çadra dhe këtu rrjedh sa rrjedh [uji] dhe s’është për të ndejtur gjithmonë në çadër,” – shprehet Bregaj.

Javët e fundit opozita po denoncon raste të ndryshme familjesh të mbetura pa zgjidhje nga situata që la pas tërmeti i 26 nëntorit, i cili u mori jetën 51 personave.

Rastet e sjella nga PD-ja kanë qenë nga Thumana, Durrësi, Shijaku dhe së fundmi edhe nga Kurbini.

Opozita ka kritikuar vazhdimisht qasjen me vonesa të qeverisë për sa i përket programit të rindërtimit, ndërsa në disa dalje ajo ka vënë në diskutim edhe vetë projektet duke ngritur dyshimet për afera korruptive apo abuzime me fondet.

Në një intervistë për Euronews Albania, ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj i hodhi poshtë pretendimet. Ai këmbënguli se nuk ka pasur vonesa, dhe se problemet kryesore kanë ardhur për shkak të pandemisë. Megjithatë ai garantoi se brenda vitit 2020 një pjesë e madhe e familjeve të cilave iu dëmtuan shtëpitë do të kenë mundësinë të hynë në banesat e reja.

Lexoni gjithashtu:

PD sjell denoncimin e qytetarëve: Abuzojnë me fatkeqësinë, kërkuan para për të rritur vlerën e dëmit nga tërmeti

PD denoncon vështirësitë e jetesës në çadër të qytetares nga Thumana

PD denoncon rastin e familjes nga Fushë-Miloti, jetojnë në çadër prej 9 muajsh

Rindërtimi pas tërmetit, Ahmetaj: Nuk ka vonesa, por procedura. Brenda vitit shumë banorë do futen në banesa të reja


Etiketimet

Berisha akuzon ambasadoren Kim se po mbështet ‘prokurime direkte’

Berisha mesazh për Kim: As për 100 vjet s’do gjejnë prova ndaj meje Ish-kryeministri Sali Berisha është takuar me demokratët e Patosit në 31-vjetorin e themelit të degës së Partisë Demokratike....

Në Shqipëri rregullimi i dhëmbëve është itinerar i një pakete turistike

Turizmi dentar po zhvillohet gjithnjë e më shumë në Shqipëri. Përveç shërbimeve dentare, pacientëve u ofrohen paketa të mirëfillta turistike nga klinikat dhe agjencitë...

Banorët e Kievit nuk i tremben luftës

Pronarët e bizneseve, shkrimtarët, por edhe qytetarët e thjeshtë në Kiev vijojnë të ndjekin rutinën e përditshme, pavarësisht kërcënimit për një pushtim rus. Për poetin...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER