Ambasada Amerikane bën thirrje për aplikime në Byronë Kombëtare të Hetimit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ambasada Amerikane në Tiranë apeloi që profesionistët e jurisprudencës në Shqipëri të aplikojnë për t’u bërë anëtarë të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Përmes një postimi në Facebook, Ambasada theksoi se “kjo është mundësi shumë e mirë” për të gjithë ata që kërkojnë “të punojnë nën drejtimin e prokurorëve të SPAK-ut për të hetuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”.

 

BKH-ja ka në dispozicion 60 vende për hetues dhe gara është hapur prej javës së shkuar, ku burime të Euronews Albania kanë treguar se janë mbi 165 aplikime të kryera, shumica prej së cilave nga oficerë apo ish-oficerë të policisë.

Aplikimet për t’u bërë pjesë e BKH-së mund të bëhen deri më 29 shtator dhe pas kandidimit, kalohet në fazën e përzgjedhjes fazë nga e cila do të dalë edhe se kush do të jetë nëndrejtori i saj.

Hetuesit dhe drejtuesi i BKH-së do të trajnohen për tre muaj në akademinë e FBI-së në Virxhinia. Javë më parë drejtuesja e BKH-së Aida Hajnaj garantoi se ky proces do të udhëhiqet nga transparenca për të përzgjedhur hetuesit më të mirë.

 

Lexoni gjithashtu:

165 aplikime për Byronë Kombëtare, të martën skadon afati, nis përzgjedhja e hetuesve

Gara për hetuesit e BKH-së, shumica e aplikimeve vijnë nga Policia e Shtetit

Formimi i BKH, Euronews Albania mëson se si do funksionojë struktura e “FBI-së shqiptare”


Etiketimet

6 të vdekur dhe 1562 të reja me COVID-19

Gjashtë persona kanë humbur jetën nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vend, ndërsa janë konfirmuar 1562 raste të reja me virusin. Infektimet e...

Danimarka planifikon heqjen e çdo mase kundër COVID

Danimarka planifikon të heqë kufizimet kundër COVID-19 më 1 shkurt. Ky vendim vjen në një kohë kur në vend konfirmohen shifra të larta infektimesh çdo...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER