Ambasadori i BE-së, Soreca: Të respektohet marrëveshja e 5 qershorit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca, iu bashkua të hënën apelit të Ambasadores Amerikane Yuri Kim duke bërë thirrje që palët politike të respektojnë marrëveshjen e 5 qershorit.

Përmes një postimi në Twitter, Soreca theksoi se çdo ndryshim i propozuar duhet të diskutohet dhe arrihet me konsensus në Këshillin Politik.

“Ritheksojmë qëndrimin tonë që marrëveshja e 5 qershorit, e cila ka zbatuar rekomandimet e OSBE / ODHIR mbi reformën zgjedhore , duhet të respektohet. Ne gjithashtu konfirmojmë rëndësinë që çdo propozim për ndryshime të mëtejshme në nenet e kodi zgjedhor, të cilat shkojnë përtej fushëveprimit të marrëveshjes së 5 qershorit, të diskutohen siç duhet në kuadrin e Këshillit Politik në një mënyrë bashkëpunuese dhe gjithëpërfshirëse përpara se të votohet në Parlament”, shkruan Soreca.

Më herët ishte Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim e cila mbajti një qëndrim të tillë. Ajo ka deklaruar nga Himara se i mirëpriste propozimet e fundit të bëra nga opozita në Këshillin Politik, ndërsa theksoi se “nga një vend anëtar në NATO dhe kryesues i presidencës së OSBE-së, priste standard të lart transparence dhe respektim të marrëveshjeve të arritura”.

 

Lexoni gjithashtu:

Reforma zgjedhore, Yuri Kim: Respektoni ‘5 qershorin’, është çështje nderi


Etiketimet

81% apo 92%? Ish-ministrja debaton me zv.kryetaren e PD për borxhin publik

Ish-ministrja e Financave, Anila Denaj thotë se niveli i borxhit publik është 80.1% dhe jo 84% siç deklaron Presidenti. Deputetja e PS tha se në...

Banorët e 5 Majit: Të prishen banesat kur të zgjidhet strehimi

Banorët e lagjes 5 Maji kërkojnë të mos prishen banesat derisa të bëhet marrëveshja me bashkinë. Sipas tyre puna e IKMT-së duhet të pezullohet derisa...

Një zë i ri në vend të Kadaresë për çmimin Nobel

Akademia e Shkencave prej vitesh propozon të njëjtin emër si kandidat për çmimin Nobel të letërsisë, Ismail Kadarenë. Por Kadare nuk është shkrimtari i vetëm...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER