Hapja e restoranteve me rregulla strikte, Marjeta Dervishi nga ISHP: Udhëzuesi është i përkohshëm

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Hapja e bareve dhe restoranteve në ambiente e mbyllura sipas rregullave strikte nuk është pritur mirë nga përfaqësuesit e këtij sektori. Euronews Albania zhvilloi një intervistë me specialisten e Institutit të Shëndetit Publik Marjeta Dervishi, e cila tha se vendimi për hapjen e tyre është marrë bazuar në qëndrueshmërinë e situatës epidemiologjike në Shqipëri.

“Sigurisht se ne jemi në një monitorim të vazhdueshëm të situatës epidemiologjike dhe disa treguesve kryesorë. Nisur nga kjo situatë, ne jemi bazuar në një qëndrueshmëri që kemi pasur në rastet e fundit në lidhje me pozitivitetin e Covid, shtrimeve apo rasteve në terapi intensive. Kjo situatë e qëndrueshme  bëri që të vlerësoheshin edhe tregueset ekonomikë. Janë vlerësuar të dy këto indikatorë, dhe u arrit në daljen e protokollit për hapjen e bareve dhe restoranteve në ambiente të mbyllura”, tha ai.

Ajo tha se udhëzuesi i rregullave është i përkohshëm, ndërsa lehtësimi i masave varet nga ecuria e pandemisë në Shqipëri.

“Flitet për një udhëzues të përkohshëm, jemi fleksibël dhe kjo do të përkthehet në faktin se nëse do kemi ndryshim të situatës epidemiologjike, do të kemi ndryshim të masave. Ne kemi marrë në konsideratë faktin, sepse tashmë kanë kaluar më shumë se 6 muaj me Covid, që do të thotë se të gjithë ne jemi më të ndërgjegjësuar”, shtoi ai.

E pyetur se sa do të ndikojë hapja e bareve e restoranteve në shtimin e rasteve të Covid-19, znj. Dervishi nuk dha një përgjigje të drejpërdrejtë, por tha se Ministria e Shëndetësisë po monitoron hap pas hapi gjithçka që lidhet me epideminë.

“Ka nga ata që i thyejnë rregullat, dhe kjo nuk duhet të ndodh pasi po flasim për të mirën e të gjithëve. Monitorimi i situatës epidemiologjike është i vazhdueshëm, ju e keni vënë re nga informacionet qe jepen nga Ministria e Shëndetësisë. Patjetër që strategjia vjeshtë-dimër do të vijojë më të gjithë elementët e saj. Ekzistojnë skenarë të ndryshëm dhe patjetër që janë disa indikatorë, të cilat vlerësohen në këtë rast. Kryesorët janë numri i rasteve me shenja klinike apo dhe raste të hospitalizuara, raste në terapi intensive. Këto vlerësohen hap pas hapi”, tha ajo.

Lexoni gjithashtu: 

Rihapja e ambienteve të mbyllura, Enri Jahaj: Sektori mbetet i gjunjëzuar

Nga 1 tetori hapen baret, restorantet dhe pishinat në ambientet e mbyllura, klubet e natës vijojnë të mbyllura

Etiketimet

Stuhi tropikale në Japoni, urdhër për evakuimin e 72 mijë banorëve

Stuhia tropikale “Meari” po zhvendoset përgjatë ishullit kryesor të Japonisë, Honshu, pasi goditi prefekturën e Shizuokës. Stuhia goditi gjithashtu edhe rajonin e Kantos gjatë të...

Viktima nga shpërthimet në Ekuador e Armeni, 5 ngjarjet kryesore të ditës

Shpërthim dhe të shtëna në qytetin port të Ekuadorit, 5 viktima Të shtënat me armë zjarri dhe një shpërthim pasues la të paktën 5...

‘DokuFest’ ul siparin, ndahen çmimet për garuesit

Festivali ndërkombëtar i filmit dokumentar dhe me metrazh të shkurtër “DokuFest” ka ulur siparin e edicionit të 21-të. “Fabrika e punëtorëve” e regjisorit kroat Srdjan...

TË FUNDIT

Hasi, vendi me numrin më të lartë të emigrantëve në Mbretërinë e Bashkuar

Daily Mail i ka kushtuar një reportazh, qytetit të Hasit, ose siç njihet ndryshe “Anglisë së vogël”. Vendit të cilit Mbretëria e Bashkuar, i ka...

Shuhet regjisori Kristaq Dhamo

Ditën e sotme është ndarë nga jeta regjisori Kristaq Dhamo.  Dhamo njihet si babai i kinematografisë shqiptare. Ai realizoi filmin e parë shqiptar me metrazh...

Sondazh

A duhet të ndalohen skafet dhe motorët e ujit pas tragjedisë së Himarës?