Kontrollet me postblloqe, kapen disa armë dhe persona në kërkim gjatë aksionit policor

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Prej disa ditësh në rrugët e vendit gjatë orëve të mbrëmjes janë parë postblloqe policie pas disa ngjarjeve të rënda kriminale.

Plani i masave ka si qëllim mbajtjen nën kontroll të situatës ndërkohë që rezultatet, janë disa armë të kapura dhe disa persona të ndaluar që ishin në kërkim.

Plani i Masave për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale, kapjen e personave në kërkim, personave që mbajnë armë pa leje apo  atyre me tendencë në krimet kundër personit, për policnë ka dhënë rezultate të kënaqshme.

Në 73 pikat e kontrollit që janë parë gjatë orëve të mbrëmjes pothuajse në të gjithë qytetet e vendit, burime nga uniformat blu bëjnë me dije se janë kapur rreth 20 armë pa leje dhe 30 persona në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Prezenca e shtuar policore në terren vjen pas disa ngjarjeve të rënda kriminale ndërsa plani i masave nuk dihet deri kur do të vazhdojë.

lupën e policisë janë kryesisht makinat me xhama të errësuar, automjetet e blinduara por edhe ato me targa të huaja. Krahas armëve policia ka sekuestruar edhe doza me lëndë narkotike në sasi të ndryshme kanabisi, kokaine dhe heroine.


Etiketimet

6 të vdekur dhe 1562 të reja me COVID-19

Gjashtë persona kanë humbur jetën nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vend, ndërsa janë konfirmuar 1562 raste të reja me virusin. Infektimet e...

Danimarka planifikon heqjen e çdo mase kundër COVID

Danimarka planifikon të heqë kufizimet kundër COVID-19 më 1 shkurt. Ky vendim vjen në një kohë kur në vend konfirmohen shifra të larta infektimesh çdo...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER