40 mln euro për monumentet e kulturës, Margariti: Do të shkohet përtej rikuperimit, përmes shtimit të shërbimeve

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Pesëdhjetë e tre muzeume, monumente kulturore si dhe objekte kulturore, janë klasifikuar me rrezik të lartë apo të mesëm që pas tërmetit të 26 nëntorit. Për rimëkëmbjen e kësaj trashëgimie ditën e martë, ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca deklaroi se do të jepen 40 milionë euro.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti tha për Euronews Albania se synimi i këtyre projekteve është të shkohet përtej rikuperimit të dëmeve, përmes shtimit të shërbimeve dhe gjallërimit të aseteve të monumenteve të kulturës.

Znj. Maragariti theksoi se një nga simbolet e kësaj rimëkëmbjeje është Muzeu Arkeologjik i Durrësi, i cili është menduar të rijetësohet duke u folur me gjuhën e teknologjisë fëmijëve dhe të rinjve.

“Projekti që do t’i kthejë fytyrën Durrësit është amfiteatri i cili u dëmtua gjatë tërmetit. Që ndërhyrja të mos jetë rastësore, po ecim edhe me një plan si zonat e rindërtimit. Kemi zonën tonë arkeologjike në Durrës, që ka karakteristikat e saj dhe përgjigje nga ndaj tërmetit ndryshe nga zonat e tjera.

Muzeu Arkeologjik është një nga simbolet e kësaj rimëkëmbjeje, sepse është dëmtuar, por paraqet edhe shumë hapësira boshe që mund të mbushen me teknologjinë, të plotësojmë narrativën e historikut të Durrësit dhe mbi të gjitha për të folur me gjuhën e teknologjisë, t’u flasim fëmijëve.

E shohim qasjen ndaj të rinjve jo vetëm për pjesëmarrjen e tyre si turistë, por mbi të gjitha me pjesëmarrjen e tyre në procese restaurimi mund të kthehen si në shkollë kantiere, të cilat mund të jenë më pas për ta edhe një mundësi e mirë profesionale për të vazhduar dhe për të qenë të punësuar në sektorin e kulturës”, tha ministrja e Kulturës.


Etiketimet

6 të vdekur dhe 1562 të reja me COVID-19

Gjashtë persona kanë humbur jetën nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vend, ndërsa janë konfirmuar 1562 raste të reja me virusin. Infektimet e...

Danimarka planifikon heqjen e çdo mase kundër COVID

Danimarka planifikon të heqë kufizimet kundër COVID-19 më 1 shkurt. Ky vendim vjen në një kohë kur në vend konfirmohen shifra të larta infektimesh çdo...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER