Largimi nga Shqipëria, të rinjtë të shqetësuar për mungesën e shërbimeve në komunitet

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Papunësia, mungesa e hapësirave të dedikuara për fëmijët dhe ekonomia e dobët po bëjnë që dëshira e të rinjve për t’u larguar nga vendi të shtohet nga dita në ditë.

Pavarësisht se arsimohen në Shqipëri, ata kërkojnë dëshpërimisht të largohen.

Disa prej të rinjve rrëfejnë për Euronews Albania sesi problemet në komunitet po ushqejnë maninë e tyre për t’u larguar nga Shqipëria.

Fatjona e shqetësuar rrëfen se një pjesë e mirë e bashkëmoshatarëve të saj në Kamëz duan të largohen.  18- vjeçarja mendon se kjo vjen si pasojë e mungesës së theksuar të shërbimeve në komunitet.

“Është shumë problem që pasi mbarojmë orarin mësimor nuk kemi një ambient të përshtatshëm ku mund të argëtohemi ose një bibliotekë ku mund të lexojmë apo të qëndrojmë me njëri-tjetrin përveç lokaleve. Nuk e kemi një vend të përshtatshëm ku mund të shkojmë me orë pa orë”,- është shprehur ajo.

Për të ky është viti i fundit i studimeve profesionale për Geriartri, që përfshin kujdesin ndaj të moshuarve në azile, por pas mbarimit të tyre Fatjona ka vetëm një dëshirë.

“Kam qejf që të largohem, kam shumë qejf të shkoj në Gjermani sepse aty ma kanë mundësuar më shumë, aty e gjej më shumë një hapësirë ku mund të punoj. Po do e provoj edhe këtu”,- theksoi Fatjona.

Papunësia, mungesa e hapësirave të dedikuara për të rinjtë si dhe ekonomia e dobët janë problematikat më të theksuara që kanë të paktën 9 qytete në Shqipëri.

Drejtorja e World Vision, Eljona Elmazi tha se nga këto problematika rrjedh edhe më shumë dëshira e largimit nga vendi.

“Gama e problematikave që të rinjtë sollën ishte e gjerë. Papunësia, pabarazia ekonomike dhe vështirësitë për t’u përfshirë në tregun e punës, gjë që i çon ata në dëshirën për të emigruar”,- tha për Euronews Albania znj. Elmazi.

Sipas drejtores së World Vision në mënyrë që të rinjtë të ndihen të përfshirë në komunitet duhet që të forcohen strukturat në nivel lokal.

Megjithatë ka edhe të rinj shpresëdhënës si Igli Çerpja. Ai na tregon se ndonëse në komunitetin ku jeton ka një sërë problematikash, ai sheh potencial për zhvillimin e mëtejshëm të jetës.

“Nuk më duket e drejtë që të rinj kaq të talentuar, të rinj kaq ekselentë në mësime të largohen dhe të zhvillojnë jetën në shtete të huaja. Mendoj se vendi është mëse i përshtatshëm ndonëse akoma jo, por mendoj se ka potencial”,- u shpreh Igli.

 

Lexoni gjithashtu: 

Shpenzimet e studentëve, monitorimi i “Guxo”: Mjekëve të rinj u duhen mbi 6 mln lekë të reja që të shkollohen

Punësimi i ballkanasve, Imrie Shashivari: Shtetet tona amë bëjnë shumë pak për të rinjtë


 

Etiketimet

‘Nxorën Elvana Gjatën në vendin tim’, Shemi: Nuk dinte as tekstin

Shemsi Krasniqi, i njohur ndryshe si Shemi i ‘Ilirëve’ u shpreh i indinjuar për incidentin e ndodhur në ‘Sunny Hill’, ku ai nuk u...

Vajza e Fidel Castros mbështet James Franco-n për të luajtur rolin e babait të saj

Alina Fernandez, vajza e ish-diktatorit kuban që vdiq në vitin 2016, ka thënë për median amerikane Deadline se e mbështet aktorin James Franko, në...

‘Misioni i Lipës, të mbushë thasët me lekë’, këngëtari i njohur kritika ‘Sunny Hill’

Shemsi Krasniqi, i njohur ndryshe si Shemi i ‘Ilirëve’, në një intervistë për Euronews Albania kritikoi ashpër babanë e Dua Lipës, Dukagjin Lipa, njëkohësisht...

TË FUNDIT

‘Nxorën Elvana Gjatën në vendin tim’, Shemi: Nuk dinte as tekstin

Shemsi Krasniqi, i njohur ndryshe si Shemi i ‘Ilirëve’ u shpreh i indinjuar për incidentin e ndodhur në ‘Sunny Hill’, ku ai nuk u...

Vajza e Fidel Castros mbështet James Franco-n për të luajtur rolin e babait të saj

Alina Fernandez, vajza e ish-diktatorit kuban që vdiq në vitin 2016, ka thënë për median amerikane Deadline se e mbështet aktorin James Franko, në...

‘Misioni i Lipës, të mbushë thasët me lekë’, këngëtari i njohur kritika ‘Sunny Hill’

Shemsi Krasniqi, i njohur ndryshe si Shemi i ‘Ilirëve’, në një intervistë për Euronews Albania kritikoi ashpër babanë e Dua Lipës, Dukagjin Lipa, njëkohësisht...

Bllokimi mjeteve ujore, Xhameta: Tek ne jo, në Jug edhe mund të jetë shkelur ligji

Skerdilajd Xhameta, përfaqësues i mjeteve sportive ujore që operon në zonën e Durrësit tha se inspektimet nga policia ka pasur gjatë gjithë kohës, edhe...

‘S’më lanë të këndoj për Adem Jasharin’, Shemi flet pas incidentit në ‘Sunny Hill’

Një incident ka ndodhur në festivalin Sunny Hill. Incidenti ka pasur si protagonist Shemsi Krasniqi, i njohur ndryshe si Shemi i ‘Ilirëve’, i cili...


Sondazh