62 organizata të shoqërisë civile në mbështetje të naftëtarëve, nxisin qeverinë të plotësojë kërkesat

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN


Text sizeAa Aa

Gjashtëdhjetë e dy organizata të shoqërisë civile në Shqipëri janë bërë bashkë në mbrojtje të të drejtave të naftëtarëve të Ballshit.


Përmes një letre të hapur dërguar kryeministrit Edi Rama, ministres Belinda Balluku, ministres së Ekonomisë dhe asaj të Shëndetësisë kërkohet ndërhyrje e menjëhershme nga Shteti Shqiptar, për zgjidhjen e kërkesave të grave dhe burrave naftëtarë të Rafinerisë në Ballsh, bazuar në Kushtetutën e Shqipërisë në kuadrin e të Drejtave dhe Lirive Ekonomike e Sociale, si dhe në të gjitha aktet Ndërkombëtare.

“Çështjen e mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe veçanërisht të drejtat e punëtorëve, që duhet të garantohen e mbrohen nga shteti shqiptar, të drejta të cilat në Ballsh janë shkelur rëndë.

Çështjen e mbrojtjes së të drejtave social-ekonomike të punonjësve të cilat shkelen nga persona juridikë privatë që veprojnë në territorin e Shqipërisë. Edhe në këto raste Shteti Shqiptar ka përgjegjësi për garantimin e këtyre të drejtave dhe mbrojtjen e punonjësve nga abuzimet, pavarësisht se kanë ardhur nga persona privatë.

Problemi i marrjes së pagave nga naftëtarët është çështje që zgjidhet me fuqinë e shtetit, i cili duhet të garantojë se të drejtat në punë të shtetasve të tij janë respektuar nga punëmarrësit privatë”, thuhet në letrën dërguar institucioneve më të larta të shtetit shqiptare.

Në letër nënvijëzohet se e gjithë ngjarja në Ballsh tregon për shkelje të vazhdueshme të të drejtave të punëtorëve në mënyrë të veçantë, shkeljen e së drejtës për të pagë e shpërblim për punën e kryer,  shkeljen e parimit të sigurisë juridike, duke mos u njohur punonjësve të drejtat e  fituara, duke mos u garantuar një punë dhe duke mos i lejuar të rifillojnë punë në Rafineri, punonjësit grevistë.

“Për sa më sipër, i kërkojmë Qeverise Shqiptare:

Të respektojë dhe të mbrojë të punësuarit e Rafinerisë  së Ballshit, duke dëgjuar pretendimet e tyre;

Të kryejë sa më parë mbledhjen me forcë të detyrimeve financiare nga personi juridik përgjegjës për shkeljet dhe të detyrojë atë të kryejë shpërblimet e duhura në favor të naftëtarëve;

Të garantojë mjetet për jetesë  për secilën  familje, e cila ka mbetur pa të ardhura  dhe pa punë për shkaqe të pavarura nga vullneti i tyre,  duke ofruar mbështetje me ndihma financiare të menjëhershme deri në rifillimin e një pune të denjë për ta”, thuhet në letrën e organizatave të shoqërisë civile.

Lista e organizatave që kanë shkruar letrën në mbështetje të naftëtarëve

  • Qendra “Aleanca Gjinore për Zhvillim”
  • Qendra Për Nisma Ligjore Qytetare
  • Rrjeti i Fuqizimit të Grave Shqiptare
  • Linja e Këshillimit për Gra e Vajza
  • Aleanca LGBT
  • Refleksione
  • Gratë në Shërbim Publik
  • QZHK “Sot për të Ardhem”
  • Qendra Psiko Sociale “Vatra”
  • Qendra Burimore e Mjedisit Shqiperi
  • Partneret Shqiperi per Ndryshim dhe Zhvillim
  • Rinia për Integrim, Aktivizim dhe Sensibilizim
  • Gruaja tek Gruaja, Shkodër
  • Shoqata Gender Paqe e Siguri
  • Qendra “Agritra-Vizion”
  • Rrjeti per Demokraci i Grave ËDN Albania
  • Qendra per Progres Rinor Kukes 
  • Qendra Levizja Rinore per Demokraci Puke 
  • Qendra e Zhvillimit te Shoqerise Civile, Durres
  • Epoka e Re, Fier
  • Komiteti Shqiptar i Helsinkit 
  • Ne dobi te shtresave ne nevoje dhe personave me aftesi te kufizuara, Elbasan
  • IRCA ROMANIPE
  • Qendra për të Drejtat e Gruas Rome
  • Intelektualet e rinj, Shprese
  • GO2_Organizate per Planifikim te Qendrueshem Urban
  • YËCA
  • Qendra per Zhvillim dhe Promovim Social
  • New Impact Association
  • CRCA/ECPAT 
  • Ambasada PINK
  • Grupi Shqiptar i te Drejtave te Njeriut
  • Fondacioni MUZEU I GRAVE
  • Streheza per gra dhe vajza
  • Qendra Rinore e Vlores
  • Forumi Civil Selenice
  • Institute for the Promotion of Social and Economic Development 
  • Rromano Kham
  • Shoqata e Gruas Jona, Sarande 
  • Qendra Gruaja Komuniteti Mjedisi, Roskovec
  • Qendra e Gruas “Hapa te Lehte”, Shkoder 
  • Resurset ne Zhvillim
  • Qendra Traditë-Art-Libra 
  • Shoqata Projekte Vullnetare Nderkombetare (PVN Albania)
  • Gruaja në Integrim, Shkodër   
  • Rromani Baxt Albania 
  • YMCA – Shkoder
  • Agjencia e Zhvillimit Ekonomik te Qendrueshem  (SEDA)  
  • Down Syndrome Albania Foundation
  • Dea
  • Qendra per Zhvillim Bashkepunim Integrim
  • Qendra per Zhvillimin e Grave Rurale
  • Te Ndryshem &Te Barabarte
  • Observatori per te Drejtat e Femijeve dhe te Rinjve
  • Qendra Mjedisore per Zhvillim Edukim dhe Rrjetezim (EDEN) 
  • Ne Dobi te Gruas Shqiptare
  • Shoqata per Integrimin e Zonave Informale, Kamez
  • MEDPAK, Librazhd
  • Qendra Shqiptare per Popullsine dhe Zhvillim
  • Shoqata Gender, Paqe e Siguri
  • Mary Ward Loreto
  • Shoqata Disutni Albania





Etiketimet

1 mijë lekë për dy fëmijë jetimë, nëna: Është qesharake

Dorina Prendi, nënë e dy fëmijëve jetimë, po kalon periudhën më të vështirë të jetës, pas humbjes së bashkëshortit 4 vite më parë. “Ne para...

Shpërthim në lokalin e një polici në Shkodër

Një lëndë plasëse ka shpërthyer në derën e lokalit të një polici në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në orën 02:20. Fatmirësisht nuk ka të lënduar...

Çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit në Ukrainë?

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski deklaroi se ka "shumë të vdekur" nga një sulm rus me raketa pranë Chernihivit. Ai ka akuzuar Rusinë për një...


TË FUNDIT

1 mijë lekë për dy fëmijë jetimë, nëna: Është qesharake

Dorina Prendi, nënë e dy fëmijëve jetimë, po kalon periudhën më të vështirë të jetës, pas humbjes së bashkëshortit 4 vite më parë. “Ne para...

Shpërthim në lokalin e një polici në Shkodër

Një lëndë plasëse ka shpërthyer në derën e lokalit të një polici në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në orën 02:20. Fatmirësisht nuk ka të lënduar...

Çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit në Ukrainë?

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski deklaroi se ka "shumë të vdekur" nga një sulm rus me raketa pranë Chernihivit. Ai ka akuzuar Rusinë për një...

Suedia dhe Finlanda mund t’i bashkohen NATO-s në dy muaj

Ambasadorja e SHBA-së, Julianne Smith ka thënë se Suedia dhe Finlanda mund t'i bashkohen NATO-s në "dy muajt e ardhshëm". Në një intervistë, ajo tha...

G7 ofron mbi 18 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën

Liderët financiarë të G7 kanë rënë dakord për t’i ofruar Ukrainës një ndihmë prej 18.4 miliardë dollarë, raporton ‘Reuters’. Ministrat e Financave dhe guvernatorët e...







Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER