Ambasadori shqiptar në Turqi: Deri tani nuk kemi informacion për shqiptarë të dëmtuar në Izmir

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ambasadori shqiptar në Turqi, Kastriot Robo thotë se, në bazë të informacioneve të deritanishme, tërmeti shkatërrues në Izmir nuk ka shkaktuar viktima mes shqiptarëve.

Z. Robo tregon se kjo zonë njihet për përqindje të lartë të banorëve me origjinë shqiptare, duke theksuar se në zonën metropolitane të Bërnovës në Izmir më shumë se 60% janë me origjinë nga vendi ynë.

“Deri tani rezulton se ka katër viktima dhe 120 të plagosur mbi 20 ndërtesa të rrënuara. Operacione e kërkim shpëtimit janë në vend për të nxjerr njerëzit nga godinat e rrënuara.

Zona e Izmirit ka një përqendrim të madh të bashkëkombësve tonë. Në zonën e Bërnovës p.sh janë mbi 60% e banorëve me origjinë shqiptare. Nga informacionet që kemi na rezulton se deri tani nuk ka shqiptarë të dëmtuar. Shprehim solidaritetin tonë me vëllezërit turk në këtë moment kritik dhe urojmë që numri i viktimave të jetë sa më i pakët”, tha ambasadori shqiptar.

Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave dhe Katastrofave në Turqi thotë se, tërmeti i të premtes kishte si epiqendër Detin Egje, në një thellësi 16.5 km dhe ishte me fuqi 6.6 magnitudë.

Qendra Sizmologjike Europiane-Mesdhetare thotë se, tërmeti kishte një  magnitudë prej 6.9 dhe epiqendra ishte 13 km në verilindje të ishullit Samos në Greqi. Kurse sipas agjencisë amerikane të gjeologjisë, fuqia ishte 7.0 magnitudë.

Lexoni gjithashtu:

LIVE | Të paktën katër viktima dhe 120 të plagosur nga tërmeti i fuqishëm në Turqi

Tërmeti në brigjet e Egjeut, përfaqësuesi i shqiptarëve në Greqi: Nuk raportohet për të lënduar

Tërmeti i fuqishëm në Turqi, sizmologu Llambro Duni: Njësi tjetër tektonike, s’ka lidhje me Adriatikun

Etiketimet

Presidenti Begaj: Vizita tek Lidhja e Prizrenit ka një simbolikë të jashtëzakonshme

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj me vizitën në Kompleksin e Lidhjes së Prizrenit ka përmbyllur qëndrimin e tij në Kosovë. Ai tha në kryeqytetin e...

Të pathënat e Alpha Show, Noizy intervistë për Euronews Albania| 5 ngjarje

Kushtoi mbi gjysmë milion euro, Noizy: Isha sponsori i vetëm i Alpha Show Noizy e cilësoi një ëndërr të bërë realitet koncertin Alpha Show,...

Gjashtë avionë luftarakë gjermanë iu afruan Singaporit 

Një grup avionësh luftarakë të Forcave Ajrore Gjermane iu afruan Singaporit në një përpjekje për të fluturuar rreth 12,800 kilometra nga baza e tyre...

TË FUNDIT

LDK refuzoi takimin, Begaj: Nuk arrita t’i bashkoja partitë në një tavolinë

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj gjatë vizitës së tij të parë në Kosovë është takuar me krerët e institucioneve dhe krerët e opozitës, me...

Zbulohet axhenda e takimit mes Kurtit dhe Vuçiçit në Bruksel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç do të takohen të enjten më 18 gusht në Bruksel, pas më shumë...

Sondazh

A duhet të ndalohen skafet dhe motorët e ujit pas tragjedisë së Himarës?