Transportonte armë dhe dy kilogramë heroinë, arrestohet 43-vjeçari në Lezhë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Policia arrestoi në Lezhë një 43-vjeçar, të cilit i gjeti në makinë dy kilogramë heroinë dhe dy armë.

Arrestimi u tha se u bë në flagrancë në fshatin Balldre në rrugën Shkodër-Lezhë, ku i dyshuari për trafik droge dhe armësh, me inicialet G.D po lëvizte me makinë tip “Renault”.

Pas informacioneve që kishte marrë, policia ndaloi makinën dhe në kontrollin e imtësishëm të dyshuarit iu konstatua se kishte modifikuar bagazhin e makinës dhe në një hapësirë të krijuar në të kishte fshehur dy pako me heroinë me peshë një kilogramë secila si dhe dy armë të llojit Kallashnikov.

 

Lexoni gjithashtu:

Kultivonin kanabis në rrethinat e Tiranës, policia arreston 14 persona

 


Etiketimet

Në Shqipëri rregullimi i dhëmbëve është itinerar i një pakete turistike

Turizmi dentar po zhvillohet gjithnjë e më shumë në Shqipëri. Përveç shërbimeve dentare, pacientëve u ofrohen paketa të mirëfillta turistike nga klinikat dhe agjencitë...

Banorët e Kievit nuk i tremben luftës

Pronarët e bizneseve, shkrimtarët, por edhe qytetarët e thjeshtë në Kiev vijojnë të ndjekin rutinën e përditshme, pavarësisht kërcënimit për një pushtim rus. Për poetin...

Kremlini i cilëson sanksionet ndaj Putin politikisht shkatërruese

Rusia paralajmëroi të mërkurën se vendosja e sanksioneve direkte ndaj presidentit Vladimir Putin, të paralajmëruara nga presidenti amerikan Joe Biden, do të jenë “politikisht...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER