‘Xhelozi’ për pagat, deputetët e Komisionit të Ligjeve debate për rrogat e KQZ-së

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Komisioni i Ligjeve miratoi strukturën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Akti i cili ishte dakordësuar ndërmjet Ilirjan Celibashit dhe deputetëve të Komisionit të Ligjeve nuk kaloi pa debate ndërmjet tyre, ku xhelozia për rrogën e komisionerit dhe zëvendëskomisionerit shtetëror të zgjedhjeve nuk mungoi nga relatori Bashkim Fino.

Debati lindi pasi deputeti Adriatik Alimadhi deklaroi se kishte votuar pro Celibashit në krye të KQZ-së dhe kërkoi barazim të pagës së dy titullarëve të institucionit.

“Jemi shumë, shumë korrekt dhe nuk bëhemi as xhelozë. Unë personalisht që nuk e kam votuar zotin Celibashi se ti e paske votuar, nuk bëhem xheloz se do marrë më shumë se unë apo nënkryetarja e komisionit, që kam 30 vjet në politikë”, tha z. Fino.

Deputetët socialistë në komision morën përsipër që të përfaqësonin edhe opozitën joparlamentare në plotësimin kërkesave në strukturën e KQZ-së.

“E kemi pasur vetë merak opozitën. Nuk duhet të ketë merak nënkomisioneri se nuk ia kemi akomoduar kërkesat. Të na rrojë opozita, aty në komision është shumë mirë e akomoduar”, tha deputeti Ulsi Manja.

Por, pavarësisht debateve e xhelozive, deputetët e komisionit dhanë votën pro miratimit te strukturës së KQZ-së.


Etiketimet

Në Shqipëri rregullimi i dhëmbëve është itinerar i një pakete turistike

Turizmi dentar po zhvillohet gjithnjë e më shumë në Shqipëri. Përveç shërbimeve dentare, pacientëve u ofrohen paketa të mirëfillta turistike nga klinikat dhe agjencitë...

Banorët e Kievit nuk i tremben luftës

Pronarët e bizneseve, shkrimtarët, por edhe qytetarët e thjeshtë në Kiev vijojnë të ndjekin rutinën e përditshme, pavarësisht kërcënimit për një pushtim rus. Për poetin...

Kremlini i cilëson sanksionet ndaj Putin politikisht shkatërruese

Rusia paralajmëroi të mërkurën se vendosja e sanksioneve direkte ndaj presidentit Vladimir Putin, të paralajmëruara nga presidenti amerikan Joe Biden, do të jenë “politikisht...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER