Monika Kryemadhi gjobitet ‘live’ për mosmbajtje të maskës, përplaset me policinë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi është gjobitur sërish për mosmbajtje të maskës në ambient publik. Gjatë një takimi me banorë të dëmtuar nga tërmeti në qytetin e Durrësit, e shoqëruar nga përfaqësues të LSI znj. Kryemadhi shfaqet sërish pa maskë.

Policia lokale ka ndërhyrë dhe i ka kërkuar ish-deputetes të vendosë maskën, por ka hasur në kundërshtimin e saj.

Ditën e djeshme kryetarja e LSI-së u gjobit përsëri për të njëjtën arsye.

Mos respektimi i mbajtjes së maskës në ambientet e jashtme i ka kushtuar 8000 lekë të reja Kryemadhit deri në këto momente.

Pas debatit që bëri me Policinë e Durrësit ajo firmosi në fletën e gjobës dhe shkroi gjithashtu se në 25 Prill do të jenë qytetarët shqiptarë ata që do të gjobisin Ramën.


Etiketimet

Britania eksperimenton javën me 4 ditë punë, pa shkurtim page

Në Mbretërinë e Bashkuar do të testohet mundësia që punonjësit të punojnë një ditë më pak në javë. Punonjësit do të punojnë 32 orë, në vetëm 4...

A do të nominohet filmi ‘Zgjoi’ për Oscars 2022?

Më 27 janar Akademia e Oscars do të fillojë votimin për nominimin e filmave. Në këtë votim merr pjesë edhe Kosova me filmin ‘Zgjoi’. Përzgjedhja e...

6 të vdekur dhe 1562 të reja me COVID-19

Gjashtë persona kanë humbur jetën nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vend, ndërsa janë konfirmuar 1562 raste të reja me virusin. Infektimet e...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER