Euronews Albania zbardh draftin e hartuar nga grupi i punës për ligjin organik për presidentin

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Euronews Albania ka zbardhur draftin e hartuar nga grupi i punës për  ligjin organik për presidentin.

Në draft parashikohet se Presidenti nuk mund të vonojë apo pengojë emërimin e ministrit të propozuar më shumë se 7 ditë, në të kundërt ministri emërohet nga Kuvendi.

“Në rast se Presidenti i Republikës nuk nxjerr dekretin për emërimin e ministrit të propozuar nga Kryeministri brenda 7 ditëve nga marrja e propozimit, atëherë Kryeministri ia paraqet propozimin Kuvendit për miratim, pavarësisht nga mungesa e dekretit për emërim. Ministri i miratuar sipas kësaj pike bën betimin drejtpërdrejt në Kuvend, pavarësisht nga mungesa e dekretit për emërim.

Në draft parashikohet se Presidenti nuk mund të vonojë apo pengojë emërimin e ministrit të propozuar më shumë se 7 ditë, në të kundërt ministri emërohet nga Kuvendi”, thuhet në draft.

Po ashtu një tjetër përplasje mes Presidencës dhe Kuvendit ka qenë për datën e zgjedhjeve. Sipas draftit parashikohet që në rast se Presidenti nuk nxjerr dekretin për caktimin e datës së zgjedhjeve në afat atëherë, data e zgjedhjeve caktohet nga Kuvendi.

“Data e zgjedhjeve për Kuvendin, për organet e pushtetit vendor dhe për zhvillimin e referendumeve caktohet nga Presidenti i Republikës me dekret, sipas afateve që përcakton legjislacioni zgjedhor. 2. Presidenti i Republikës cakton datën e zgjedhjeve pas konsultimit me kryetarët ose përfaqësuesit e autorizuar të partive parlamentare.

Data e zgjedhjeve përcaktohet nga Presidenti i Republikës mbështetur në konsensusin e partive pjesëmarrëse në konsultë. Në rast se mungon konsensusi, atëherë Presidenti i Republikës cakton datën e zgjedhjeve, sipas propozimit të partisë apo partive që mbajnë numrin më të madh të mandateve parlamentare.

Në rast se Presidenti i Republikës nuk nxjerr dekretin për caktimin e datës së zgjedhjeve në afatin e përcaktuar nga legjislacioni zgjedhor ose e nxjerr atë në kundërshtim me procedurën sipas këtij neni, atëherë data e zgjedhjeve caktohet nga Kuvendi, sipas propozimit të Kryetarit të tij, me vendim që miratohet me shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit, brenda 10 ditëve nga afati i dekretimit”, lexohet në draftin e hartuar nga mazhoranca.

Në një deklaratë për mediat, deputeti socialist Adnor Shameti deklaroi se drafti zgjidh ngërçet e krijuara mes Presidencës dhe Kuvendit ndërsa nuk i heq kompetencat të kreut të shtetit.

“Është një ligj organik që ka analizuar dhe përfunduar me detaje të gjithë procedurën që presidenca duhet të ndjekë në ushtrimin e kompetencave të veta.

Marrin fund të gjitha ngërçet artificiale të lindura duke marrë parasysh kushtetutën. Nuk bëhet fjalë për kufizim të kompetencave”, tha deputeti i PS…

Lajmi në përditësim


Etiketimet

6 të vdekur dhe 1562 të reja me COVID-19

Gjashtë persona kanë humbur jetën nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vend, ndërsa janë konfirmuar 1562 raste të reja me virusin. Infektimet e...

Danimarka planifikon heqjen e çdo mase kundër COVID

Danimarka planifikon të heqë kufizimet kundër COVID-19 më 1 shkurt. Ky vendim vjen në një kohë kur në vend konfirmohen shifra të larta infektimesh çdo...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER