Naftëtaret në ditën e 23-të të grevës: Presim dhe kemi besim te reagim i kryeministrit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Mimoza Muhameti, njëra prej naftëtareve që prej 23 ditësh tashmë është pjesë e grevës së urisë në një intervistë për Euronews Albania tregoi se gjendja shëndetësore e saj dhe e kolegeve është shumë e rënduar.

Ajo tha se përveç problemeve shëndetësore, dhimbjeve të kokës apo atyre të trupit, ajo që i mundonte më shumë ishte heshtja nga ana e qeverisë.

Pyetur nga gazetarja Çifligu nëse në këto kushte do të heqin dorë, znj. Muhameti tregoi se ngujimi i tyre do të vazhdojë.

“Ne të humbura e të vdekura jemi,” – u shpreh ajo.

Mimoza Muhameti tregoi se nuk ka pasur asnjë komunikim me kolegët naftëtar sepse nga momenti në moment kanë shpresë te reagimi i kryeministrit dhe nuk kanë vendosur për vijueshmërinë e grevës.

Prej më shumë se një muaji  punonjësit e rafinerisë së Ballshit janë në grevë urie. Gjendja e tyre paraqitet e rënduar, si nga ana shëndetësore, ashtu edhe psikologjike.

Deri tani, përveç propozimit për ndërprerjen e grevës, ato nuk kanë marrë asnjë përgjigje konkrete nga qeveria, në lidhje me realizimin e kërkesës të tyre të vetme: pagimin e rrogave të prapambetura.

 

Lexoni gjithashtu: 

Dita e 19-të e grevës në Ballsh, naftëtaret: Po mundohemi të mbijetojmë

16 ditë në grevë, naftëtaret e Ballshit shohin kryeministrin si zgjidhjen e vetme

Thirrja e radhës nga kryeministri për grevistet: Qeveria është e juaja, mos u gënjeni nga lotët e krokodilëve


Etiketimet

6 të vdekur dhe 1562 të reja me COVID-19

Gjashtë persona kanë humbur jetën nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vend, ndërsa janë konfirmuar 1562 raste të reja me virusin. Infektimet e...

Danimarka planifikon heqjen e çdo mase kundër COVID

Danimarka planifikon të heqë kufizimet kundër COVID-19 më 1 shkurt. Ky vendim vjen në një kohë kur në vend konfirmohen shifra të larta infektimesh çdo...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER