‘BE stuhi reagimesh pas një heshtjeje të madhe’, Ernest Bunguri: Europianët kishin gati disa skenarë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Fitorja e Joe Biden është përcjellë me deklarata të shumta urimi nga personalitetet më të larta të Bashkimit Europian. Korrespondenti i Euronews Albania në Bruksel, Ernest Bunguri tha se ka pasur një stuhi reagimesh pas një heshtjeje të madhe në BE.

Sipas tij, nuk është asnjë surprizë gëzimi për fitoren e Biden dhe zv.presidentes Kamala Harris, sepse ëshë e njohur marrëdhënia e Trump me Europën dhe BE.

“Të parët që kanë reaguar kanë qenë grupimet politike, e majta europiane dhe Partia Popullore Europiane që ka pasur një reagim të çuditshëm, pasi përmes një Tweet ka thënë se do të presë certifikimin përfundimtar të rezultatit. Urime kanë ardhur nga presidentja e Komsionit Europian, Ursula Von der Leyen, kreu i PE, Davide Sasoli etj”, – tha korrespondenti i Euronews Albania në Bruksel.

Ai tregoi se zyrtarët e lartë të BE, në koordinim të plotë me njeri-tjetrin kishin vendosur që të mos reagonin të paktën jo para orës 19:00, kur të qartësohej rezultati.

“Kemi mësuar nga zyrtarë të lartë europianë se europianët kishin përgatitur në fakt disa skenarë në pritje të rezultateve, duke mos e ditur se kush do t’i fitonte këto zgjedhje.

Nga zyra e presidentit të Këshillit Europian është thënë që është rënë dakord, vetë presidenti ka qenë në kontakt me kacelaren Merkel dhe zyrtarë të tjerë gjatë gjithë ditës dhe të gjithë kishin rënë dakord të mos reagonin, të paktën jo para orës 19:00 sot, me orën europiane, kur të kishte një farë sigurie për këtë rezultat, duke parë edhe zhvillimin e këtyre zgjedhjeve krejt të jashtëzakonshme”, tha Ernest Bunguri.

Ai shpjegoi se hezitimi i europianëve ka ardhur pikërisht prej faktit se këto zgjedhje kanë qenë të pazakonta duke kujtuar këtu faktin se presidenti Trump ende s’e ka pranuar humbjen.

“BE ka pasur një marrëdhënie shumë problematike me Trump, ai hoqi dorë nga marrëveshja për klimën, doli nga OBSH, me moton Amerika e para.

Me Biden shpresohet që SHBA të rikthehet në këto marëveshje të rëndësishme. Por ka edhe reagime në BE që thonë se duhet bërë gjithsesi shumë kujdes sepse Amerika ka dalë shumë e ndarë nga këtio zgjedhje. Në aspektin ekonomik nuk pritet ndonjë gjë e madhe nga Biden, por shpresat e europianëve ishin të fitonte Biden, dhe pse pritet vërtetimi final i këtij procesi”, tha Bunguri.


Etiketimet

Danimarka planifikon heqjen e çdo mase kundër COVID

Danimarka planifikon të heqë kufizimet kundër COVID-19 më 1 shkurt. Ky vendim vjen në një kohë kur në vend konfirmohen shifra të larta infektimesh çdo...

Mungesa e kuorumit në Gjykatën e Lartë mban ‘peng’ Kushtetuesen

Procedurat për zgjedhjen e 3 anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese kanë ngecur për shkak të mungesës së kuorumit në Gjykatën e Lartë. Aktualisht Gjykata e Lartë...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER