Pacienti me COVID-19 hidhet nga ballkoni i Infektivit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një person është hedhur nga ballkoni i spitali Infektiv në Tiranë. Burime të Euronews Albania bëjnë të ditur se pacienti ka tentuar të largohet nga spitali dhe kjo është arsyeja pse është vetëhedhur.

Policia përmes një njoftimi për mediat ka sqaruar më vonë se shtetasi R.G., 69 vjeç dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një spitali rreth orës 12.30 të ditës së sotme dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Gazetarja e Euronews Albania Dorina Halili raportoi nga vendngjarja se QSUT do të dalë me një deklaratë për mediat së shpejti.

Nuk ka munguar edhe një reagim nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në të cilën thuhet se stafi mjekësor në Spitalin Infektiv po bën përpjekjet maksimale për të shpëtuar jetën e pacientit. Mjekët theksojnë se janë në krye të detyrës dhe askush nuk do të mbetet pa marrë shërbim mjekësor. 

Ky është rasti i katërt kur një pacient me COVID hidhet nga lartësia nga ambientet e spitalit. Tre rastet e para kanë ndodhur në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ kanë rezultuar fatale pasi të tre pacinetët kanë humbur jetën.

Vetëm disa ditë më parë një 52-vjeçar i shtruar tek spitali ‘Shefqet Ndroqi’ pasi ishte diagnostikuar me COVID-19 iu dha fund jetës duke u hedhur nga lartësia e spitalit.

Para tij, edhe 2 pacientë të tjerë kishin ndërmarrë të njëjtin akt ekstrem.

Më herët ekspertë të shëndetit mendor dhe psikologë kanë ngritur alarmin se duhet bërë më shumë për të parandaluar ngjarje të tilla të rënda në ambientet e spitaleve COVID, duke ofruar shërbim të specializuar psikologjik për këta pacientë, pasi sipas tyre impakti i virusit është shumë i madh jo vetëm në shëndetin e tyre fizik, por edhe atë emocional. 

Lexoni gjithashtu: 

Pacienti u hodh nga Infektivi, mjekët: Po bëjmë përpjekjet maksimale për të shpëtuar jetën e 69-vjeçarit

Etiketimet

Atentati në Vlorë, policia dyshon për vrasës me pagesë

"Nisur nga dinamika e ngjarjes, sesi autorët janë vënë në ndjekje të viktimave, armët që kanë përdorur, mekanizmi, kanë ngritur dyshime të arsyeshme për...

Të përfshirë në një vrasje në 2019-ën, kush ishin dy viktimat e atentatit në Vlorë

Shpati Lena dhe Hakim Xhezo janë viktimat e atentatit të ndodhur paraditen e së enjtes në Panaja të Vlorës. Ata janë emra të njohur për...

Atentat dhe vrasje për motive të dobëta, 4 viktima në më pak se 24 orë

Katër viktima janë regjistruar në më pak se 24 orë në vend, si pasojë e një atentati dhe dy vrasjeve për motive të dobëta Në...

TË FUNDIT

Reciprociteti mes Kosovës dhe Serbisë do shtyhet sërish, thotë eksperti i sigurisë

Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi thotë se zbatimi i reciprocitetit mes Kosovës dhe Serbisë për targat e automjeteve dhe letënjoftimet, nuk do të fillojë...

Dyshime për 3 autorë, gjenden 20 gëzhoja, detaje nga atentati në Vlorë

"Dyshohet se tre janë autorët e atentatit në Vlorë dhe në vendngjarje janë gjetur 20 gëzhonja". Janë këto detajet e fundit që raporton gazetarja e...

Sondazh

A duhet të ndalohen skafet dhe motorët e ujit pas tragjedisë së Himarës?