Hyn në fuqi vendimi, nuk ka më ritestim për pacientët e infektuar me COVID-19

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ka hyrë në fuqi vendimi i heqjes së ritestimit për pacientët e infektuar me COVID-19. Vendimi i hyrjes në fuqi konfirmohet nga Ministria e Shëndetësisë për Euronews Albania.

Tashmë qytetarët e diganostikuar me koronavirus, pas ditës së 14 të izolimit në shtëpi, mund të lëvizin lirshëm, pa pasur nevojën e një ritestimi për të provuar që janë negativizuar.

Ndërkohë në Shqipëri rëndohet çdo ditë me më shumë bilanci i COVID-19.

Tetë pacientë me COVID-19 kanë humbur jetën 24 orët e fundit, ndërsa 563 persona të tjerë janë diagnostikuar të infektuar nga virusi sipas përditësimit të fundit që bëri ministria e Shëndetësisë një ditë më parë.

Viktimat ishin të moshave 33, 46, 60, 65, 66, 74 dhe 76 nga Lushnja, Shkodra, Përrenjasi, Tirana, Pogradeci dhe Durrësi.

Lexoni gjithashtu: 

Tetë viktima dhe 563 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Masat e reja kufizuese, Silva Bino: Janë të nivelit mesatar, efektet pas dy javësh

 


Etiketimet

6 të vdekur dhe 1562 të reja me COVID-19

Gjashtë persona kanë humbur jetën nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vend, ndërsa janë konfirmuar 1562 raste të reja me virusin. Infektimet e...

Danimarka planifikon heqjen e çdo mase kundër COVID

Danimarka planifikon të heqë kufizimet kundër COVID-19 më 1 shkurt. Ky vendim vjen në një kohë kur në vend konfirmohen shifra të larta infektimesh çdo...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER