Meta ktheu ligjin për meterologjinë, Konfindustria: Ta rishqyrtojë Kuvendi, prek financat e qytetarëve

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Konfindustria mbështet dekretin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, për kthimin e ligjit për meterologjinë për rishqyrtim në Kuvendin e Shqipërisë.

Nëpërmjet një njoftimi për mediet Konfindustria i kërkon Kuvendit të Shqipërisë të shfrytëzojë rastin e dhënë për të kryer ndryshimet e domosdoshme të problematikave të mprehta në ligjin në fjalë.

“Në rast të kundërt rrezikojmë të kemi pasoja, që prekin interesin publik, duke tejkaluar ndjeshëm jo vetëm ndikimin negativ në tregun strategjik të meterologjisë, por shtrihen në gjithë ekonominë kombëtare.

Së pari, rrezikojmë, që të thellojmë edhe më shumë problematikën serioze të deritashme të përdorimit të PPP dhe koncesioneve për gjithë sektorët e ekonomisë, duke e kthyer në një proces të pakontrolluar, deri në anarshi të plotë.

Shqipëria ka lidhur deri më sot kontrata PPP në vlerë mbi 2.2 miliard dollarë, më e larta krahasimore në Rajon”, thuhet një njoftim.

Sipas Konfindustrisë ky ligj prek drejtpërdrejt financiarisht qytetarët, biznesin dhe ekonominë kombëtare.

“Së dyti, kalimi me ligj në monopol privat i shërbimit të kontrollit të meterologjisë prek drejtpërdrejt financiarisht qytetarët, biznesin dhe ekonominë kombëtare.

Mungesa e parashikimeve ligjore dhe pamundësia teknike sesi do të kontrollohet “kontrollori privat” nga abuzimet e mundshme gjatë ushtrimit të detyrës si dhe mundësitë për prishje të rregullave të konkurrencës së lire ndërmjet operatorëve në treg, e bën tërësisht të dyshimtë dhe të pambështetur interesin publik nga PPP në fjalë.

Vlerësojmë, se e gjithë kosto e shërbimeve të kontrollit të pompave të karburanteve të kryera nga operatori privat, kalon në rritje të mëtejshme të çmimit fundor për qytetarët dhe biznesin.

Shqipëria zë sot ndër vendet e para në botë për çmimin më të lartë të karburanteve, që përbën një nga arsyet kryesore të goditjes së biznesit, mirëqënies së qytetarëve dhe zhvillimit të ekonomisë kombëtare.

Dy ditë më parë Presidenti Ilir Meta i bëri thirrje të përsëritur SPAK-ut të nisë menjëherë hetimet për ligjin e metrologjisë pasi ia ktheu Kuvendit për rishqyrtim. Meta e cilësoi si antikushtetues ligjin për matjen e cilësisë së hidrokarbureve pasi sipas tij përmes këtij ligji, shteti heq dorë nga një shërbim publik.

Lexoni gjithashtu:

Ligji për metrologjinë, Meta: Të hetojë SPAK, shteti po heq dorë nga një shërbim publik

Pas ‘Gjendjes Civile’, presidenti Meta rikthen në Kuvend ligjin për Metrologjinë


Etiketimet

Në Shqipëri rregullimi i dhëmbëve është itinerar i një pakete turistike

Turizmi dentar po zhvillohet gjithnjë e më shumë në Shqipëri. Përveç shërbimeve dentare, pacientëve u ofrohen paketa të mirëfillta turistike nga klinikat dhe agjencitë...

Banorët e Kievit nuk i tremben luftës

Pronarët e bizneseve, shkrimtarët, por edhe qytetarët e thjeshtë në Kiev vijojnë të ndjekin rutinën e përditshme, pavarësisht kërcënimit për një pushtim rus. Për poetin...

Kremlini i cilëson sanksionet ndaj Putin politikisht shkatërruese

Rusia paralajmëroi të mërkurën se vendosja e sanksioneve direkte ndaj presidentit Vladimir Putin, të paralajmëruara nga presidenti amerikan Joe Biden, do të jenë “politikisht...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER