Drejt fundit drafti për kodin e ri penal, rishqyrtohen disa vepra kriminale

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Drejt fundit drafti për kodin e ri penal, i cili është propozuar në fillim të tetorit nga ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj dhe Arben Rakipi, drejtor i Shkollës së Magjistraturës.

Nëpërmjet këtij drafti po rishikohen veprat për drograt, si dhe po klasifikohet konsumi, kultivimi dhe trafikimi i tyre.

Duke iu referuar këtij drafti deri në 10 gram kanabis për përdorim vetjak s’do të konsiderohet krim dhe si rrjedhojë s’do ketë asnjë masë.

Ndërkohë për krimet e korrupsionit dhe aktivitetet kriminale ekonomike parashikohen dhe konfiskime pasurie.

Ndërsa, për ndërtimin pa leje në tokën tënde për efekt strehimi s’do të ketë dënim e as arrestim, por vetëm gjobë.

Ky kod i ri fut risi edhe tek prostitucioni, ku ushtrimi s’do të konsiderohet më vepër penale por kundra-vajtje.

Sa i përket krimeve seksuale dhe aktivitetit pornografik do ketë rritje dënimi.

 

 


Etiketimet

Mungesa e kuorumit në Gjykatën e Lartë mban ‘peng’ Kushtetuesen

Procedurat për zgjedhjen e 3 anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese kanë ngecur për shkak të mungesës së kuorumit në Gjykatën e Lartë. Aktualisht Gjykata e Lartë...

Dialogu me Serbinë, Escobar-Lajçak vizitë të përbashkët në Kosovë

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështjet e Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak do të vizitojë Kosovën në fund të janarit bashkë...

KLSH çon në SPAK 8 punonjës të Ministrisë së Shëndetësisë për abuzime me tenderët

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka paditur në SPAK 8 punonjës të Ministrisë së Shëndetësisë si dhe dy punonjës të Agjencisë së Trajtimit te...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER