Raporti i FMN-së, eksperti i ekonomisë Malaj: Përkeqësim i stabilitetit të financave publike shqiptare

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në një intervistë për Euronews Albania, Arben Malaj, ekspert ekonomie dhe ish-ministër i Financave tha se raporti i fundit i Fondit Monetar Ndërkombëtar është një paralajmërim që po bëhet gjithnjë e më shqetësues.

Sipas tij ka një përkeqësim të stabilitetit te pikat e dobëta që FMN-ja gjen te financat publike shqiptare.

“Ajo që dëshiroj të theksoj nga gjithë analiza që FMN-ja ka bërë është që:

  • e para qeveria duhet të kishte dhënë një mbështetje më të madhe për gjithë shtresat në nevojë duke filluar nga të papunët dhe pensionistët,
  • e dyta është që duhet të kemi investime produktive jo investime për investime, çelje apo inaugurime investimesh që zgjasin disa vite,” – u shpreh Malaj.

Ndër të tjera ai përmendi se viti 2021 ka risqe të mëdha duke filluar nga fakti që është vit elektoral.

Hezitimi i individëve apo dhe bizneseve për të investuar para sjell përsëri risqe duke shtuar këtu edhe zhvillimet e fundit në Gjykatat Ndërkombëtare ku Shqipëria penalizohet dhe qeveria nuk njeh vendimet që më pas rrezikohet bllokimi i pasurive të huaja.

“Shqetësues është dhe politizimi i mbingarkuar 6 muaj para zgjedhjeve, pra na duhet një ambient shoqëror më i qetë që duhet ta sjellë mazhoranca, na duhet të na eleminojë çdo vonesë në Bashkimin Europian,” – tha eksperti Malaj.

Ndërkohë që sa i përket buxhetit të vitit 2021 i cili shihet si një buxhet optimist ai u shpreh skeptik.

“Propaganda është më e madhe, buxheti është më i dobët dhe risqet e buxhetit janë shumë më të mëdha,” – tregoi eksperti i ekonomisë.

Së fundmi rindërtimi u përcaktua nga Arben Malaj si një dështim i qeverisë, ku po refuzohet bashkëpunimi me ndërkombëtarët prej kontrolleve dhe siç tha dhe vetë ai, duket sikur Rama e ka ndarë mendjen që do të përdorë taksat e shqiptarëve për çështjen e rindërtimit aty ku kontrolli është më i pakët e mundësitë për manovrime më të mëdha.

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka publikuar raportin për Shqipërinë, ku thuhet se pandemia COVID bëri që deficiti të arrijë në 10 për qind të PBB-së.

Në raport theksohet se Shqipëria, me paketat e ndihmës që dha qeveria për qytetarët dhe bizneset, rezulton vendi me asistencën më të vogël financiare në rajon.

 

Lexoni gjithashtu: 

Paketat e ndihmës, FMN: Shqipëria vendi i fundit në rajon, ekonomia bie -7.5%

Raporti i FMN-së, Basha: Konfirmoi atë që kërkojmë prej muajsh, qeveria të japë ndihmë financiare për familjet

Projeksionet e ”zymta” të FMN-së, Dorian Teliti: Raporti tregoi nevojat reale që ka sot Shqipëria

Neritan Sejamini: Rindërtimi do të lerë një borxh që do të vendosë në vështirësi vendin

 


Etiketimet

Berisha akuzon ambasadoren Kim se po mbështet ‘prokurime direkte’

Berisha mesazh për Kim: As për 100 vjet s’do gjejnë prova ndaj meje Ish-kryeministri Sali Berisha është takuar me demokratët e Patosit në 31-vjetorin e themelit të degës së Partisë Demokratike....

Në Shqipëri rregullimi i dhëmbëve është itinerar i një pakete turistike

Turizmi dentar po zhvillohet gjithnjë e më shumë në Shqipëri. Përveç shërbimeve dentare, pacientëve u ofrohen paketa të mirëfillta turistike nga klinikat dhe agjencitë...

Banorët e Kievit nuk i tremben luftës

Pronarët e bizneseve, shkrimtarët, por edhe qytetarët e thjeshtë në Kiev vijojnë të ndjekin rutinën e përditshme, pavarësisht kërcënimit për një pushtim rus. Për poetin...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER