Mentaliteti dhe barazia gjinore, UNFPA: Burrat marrin pjesë më pak në përkujdesin ndaj familjes

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Gratë angazhohen disa here me shume se burrat ne kujdesin ndaj familjes. Kjo është një nga gjetjet kryesore të raportit të prezantuar nga Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë, sipas të cilit kjo diferencë e ka zanafillën që në fëmijëri.

Kjo shpërndarje e pabarabartë e kujdesit ndaj familjes, sipas analizave po i mban gratë me larg tregut të punës. Sipas Kryetarit të Komisionit për Çështjet Sociale, Enver Roshi kjo ndodh pasi mentaliteti patriarkal në zonat e thella rurale nuk është venitur.

“Jemi të pakënaqur për atë status që gruaja duhet të ketë në shoqërinë shqiptare. Në zonat rurale gratë punojnë më shumë se burrat, burrat përqendrohen më shumë lokaleve, gruaja bën punët e shtëpisë, nuk ka lavatriçe, nuk ka frigorifer. Përmirësimi i mirëqenies së njerëzve do bëjë që të rritet edhe mirëqenia e gruas”, tha z. Roshi.

Nga ana tjetër, për kryetaren e nënkomisionit për barazinë gjinore, Eglantina Gjermeni sfidat e radhës janë mbështetja e grave përmes një sërë shërbimeve.

“Ajo që kemi më shumë si sfidë është që të rrisim mbështetjen përmes shërbimeve sociale, shëndetësore, të mirërritjes, që kjo barrë që luhet nga gratë të lehtësohet”, u shpreh znj. Gjermeni.

Kjo analizë synon ndryshimin e politikave aktuale për  të krijuar një mjedis më miqësor ndaj familjes.


Etiketimet

6 të vdekur dhe 1562 të reja me COVID-19

Gjashtë persona kanë humbur jetën nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vend, ndërsa janë konfirmuar 1562 raste të reja me virusin. Infektimet e...

Danimarka planifikon heqjen e çdo mase kundër COVID

Danimarka planifikon të heqë kufizimet kundër COVID-19 më 1 shkurt. Ky vendim vjen në një kohë kur në vend konfirmohen shifra të larta infektimesh çdo...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER