Rama përzgjedh Bledi Çuçin si ministër të Brendshëm

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryeministri Edi Rama ka përzgjedhur si ministër të Brendshëm, Bledi Çuçin, i cili mban aktualisht postin e ministrit të Bujqësisë. 

Në një postim në Twitter, Rama ka njoftuar se emrin e Çuçit për ministër të Brendshëm e ka dërguar për dekretim tek presidenti Ilir Meta.

Ndërkohë si ministre të Bujqësisë pritet të vendohet Milva Ikonomi.

“Sot do të dërgoj për dekretim nga Presidenti, Bledi Çuçin si ministër të Brendshëm dhe Milva Ekonomin si ministre Bujqësie; dy bashkëpunëtorë të përkushtuar në çdo detyrë që kanë kryer këto vite, me integritet, profesionalizëm dhe kulturë qytetare e politike të padyshimtë”, shkruan Rama në një postim në Twitter.

Pak ditë më parë, pas vrasjes së Klodian Rashës nga efektivi i Policisë, Nevaldo Hajdaraj dha dorëheqjen ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Pas dorëheqjen Lleshaj theksoi se e mbylli këtë kapitull të angazhimit të tij në krye të ministrisë së Brendshme “me brengë në shpirt për humbjen e padrejtë të jetës së një djali të ri, i qetë për trajtimin e drejtë të ngjarjes dhe krenar për vendosjen e një standardi diametralisht të kundërt me atë të autorëve të 21 janarit 2011”.

Lexoni gjithashtu:

Sander Lleshaj reagon për herë të parë pas dorëheqjes: Mbyll kapitullin me brengë në shpirt


Etiketimet

Britania eksperimenton javën me 4 ditë punë, pa shkurtim page

Në Mbretërinë e Bashkuar do të testohet mundësia që punonjësit të punojnë një ditë më pak në javë. Punonjësit do të punojnë 32 orë, në vetëm 4...

A do të nominohet filmi ‘Zgjoi’ për Oscars 2022?

Më 27 janar Akademia e Oscars do të fillojë votimin për nominimin e filmave. Në këtë votim merr pjesë edhe Kosova me filmin ‘Zgjoi’. Përzgjedhja e...

6 të vdekur dhe 1562 të reja me COVID-19

Gjashtë persona kanë humbur jetën nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vend, ndërsa janë konfirmuar 1562 raste të reja me virusin. Infektimet e...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER