Vrau Klodian Rashën, mbi efektivin e ‘Shqiponjave’ rëndon akuza ‘vrasje me dashje’

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Euronews Albania ka zbardhur detaje të lidhje me vrasjen e Klodian Rashës nga efektivi i Policisë, Nevaldo Hajdaraj.

Burime nga Prokuroria bëjnë me dije për Euronews Albania se pas analizimit në tërësi të provave, akuza për efektivin e “Shqiponjave”, Nevaldo Hajdaraj do të jetë “vrasje me dashje”.

Po sipas burimeve, akuza fillimisht do t’i komunikohet të pandehurit dhe më pas familjarëve të viktimës Klodian Rasha. 

Po kështu hetimet e deritanishme përveçse rëndojnë shumë veprimet e kryera nga efektivi Nevaldo Hajdaraj, përfshijnë në ngjarjen e rëndë dhe kolegun e tij që ndodhej bashkë me të në momentin e ngjarjes.

Kjo pasi ka dyshime se arma nuk të mos ketë qenë e 25-vjeçarit Klodian Rasha, por e gjitha mund të jetë inskenuar. 

Nëse kjo do të vërtetohet nga organi i akuzës atëherë do të vinte në pozitë të vështirë përballë ligjit edhe strukturat e Policisë së Shtetit.

Ndërkohë, vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rasha u pasua me 6 protesta të njëpasnjëshme.

Për këtë ngjarje dha dorëheqjen edhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj. 

Lexoni gjithashtu:

Gazetari i Euronews Albania tregon detajet nga pamjet filmike të natës kur u vra Klodian Rasha

Vrasja e Klodian Rashës, Prokuroria rëndon akuzën për efektivin e policisë

 


Etiketimet

6 të vdekur dhe 1562 të reja me COVID-19

Gjashtë persona kanë humbur jetën nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vend, ndërsa janë konfirmuar 1562 raste të reja me virusin. Infektimet e...

Danimarka planifikon heqjen e çdo mase kundër COVID

Danimarka planifikon të heqë kufizimet kundër COVID-19 më 1 shkurt. Ky vendim vjen në një kohë kur në vend konfirmohen shifra të larta infektimesh çdo...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER