Mësimi online/ Ndërhyrjet që i propozohen qeverisë që fëmijët romë të marrin edukimin si bashkëmoshatarët e tyre

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Liljana Shaqillari e nis dhe e ngrys ditën në këtë fushë në zonën e “Bulevardit të ri” në Tiranë. Ajo është e divorcuar dhe ka tre fëmijë për të rritur, të moshave 7, 11 dhe 15 vjeç.

“Dal që herët në mëngjes për të shitur rroba të përdorura. Me këto para që fitoj shlyej qiranë dhe ushqej fëmijët,” – thotë 45-vjeçarja, e cila tregon se dy prej fëmijëve të saj vuajnë nga sëmundje kronike.

Vajza është e sëmurë me astmë bronkiale, ndërsa djali 11-vjeçar ka probleme me mëlçinë, pasi vuan nga hepatiti. Liljana thotë se prej tre vitesh jeton me qira në Tiranë dhe qëllimi kryesor për t’u shpërngulur nga Pogradeci ka qenë synimi për t’i arsimuar më mirë fëmijët.

Në dorë mban një celular nga ata që rrallë i sheh në përdorim në ditët e sotme. Pret telefonata për të pastruar apo gatuar në familje të ndryshme që të fitojë më shumë para për vete e fëmijët.

Prej 1 dhjetorit për shkak të rritjes së numrit të të prekurve me coronavirus, mësimi në ciklin parauniversitar po zhvillohet i kombinuar. Dy ditë mësim online dhe tre të tjera me prani fizike, ndërsa në javën pasardhëse kombinohet duke alternuar ditët.

Liljana thotë se nuk ka as televizor në shtëpi për të ndjekur mësimet që transmetohen në Radio-Televizionin Publik Shqiptar (RTSH) dhe as “smartphone”.

Me telefonin që ka përpiqet t’u telefonojë prindërve që kanë fëmijët bashkëmoshatarë me fëmijët e saj, për të marrë detyrat, pasi nuk kanë asnjë mundësi të ndjekin mësimin online. 

Për këtë arsye në kohën kur vendi u izolua fëmijët e saj nuk ndoqën dot asnjë orë mësimi online.

“Janë të prapambetur me mësime sepse edhe kur ishte mësimi gjithë kohës online nuk kisha as telefon, as televizor. Fëmijët janë shumë mbrapa të tjerëve. Mësuesit më thonë pse s’i bëjnë fëmijët detyrat. Po ata i nisin me WhatsApp, unë ku ti gjej?” – shprehet Liljana.

Fusha ku shet rroba të përdorura është vendi ku kalon thuajse gjithë ditën, shkëputet vetëm për të çuar dhe marrë fëmijët nga shkolla.

“I mbaj këtu dhe duke shitur, përpiqem edhe t’i ndihmoj me mësimet dhe detyrat,” – shton më tej Liljana.

Por jo vetëm ajo e ka këtë hall. Janë edhe shumë familje të tjera të komunitetit rom dhe egjiptian që e kanë të vështirë të arsimojnë fëmijët.

Romina Sefa, aktiviste për të drejtat e njeriut na thotë se një numër i madh fëmijësh romë nuk kanë mundësi të zhvillojnë mësim online.

“Sipas një pyetësori që ne si grup aktivistësh kemi plotësuar përgjatë periudhës së pandemisë, që lidhej me qasjen e mësimit online nga fëmijët e komunitetit rom dhe egjiptian, rezultoi se: nga 1,184 familje të intervistuara, që kishin 2,177 fëmijë në moshë shkolle, 1,320 prej tyre nuk kishin qasje në internet. Pra 69.25% e fëmijëve të intervistuar nuk kanë ndjekur mësimin online duke krijuar një shkëputje totale me shkollën. Të dhënat u mblodhën në disa qytete në Shqipëri dhe reflektojnë një pjesë të realitetit dhe problemit. Ndërkohë që shifrat mund të jenë më të larta,” – u shpreh Stefa.

Romina thotë se ajo dhe aktivistë të tjerë kanë hartuar disa shkresa, së bashku me organizata partnere, të cilat ua kanë drejtuar komisioneve parlamentare që në buxhetin e vitit që vjen të parashikohej një zë i veçantë për blerje të pajisjeve si tableta, laptopë për familjë në nevojë, që fëmijët e tyre të ndjekin mësimin online të një izolimi të dytë total.

Por çfarë ka ndodhur me këtë kërkesë? Altea Lula, drejtuese ekzekutive e qendrës “Për Arsim Cilësor” thotë se ka marrë pjesë në seancën e konsultimit publik me ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ku kanë paraqitur dhe diskutuar disa propozime.

Qendra që ajo drejton, por edhe disa shoqata të tjera, i janë drejtuar ministrisë me një shkresë për ri-orientim të fondeve dhe një ndër pikat është edhe nevoja për pajisje elektronike me internet me kapacitet të lartë për shkollat në zonat rurale, apo ato ku mësojnë fëmijë që vijnë nga familje të varfra, përfshirë edhe komunitetin rom dhe egjiptian. Kërkesë që Ministria e ka marrë në shqyrtim.

Sipas ministrisë, në gjithë Shqipërinë, gjatë periudhës së izolimit nuk patën qasje në mësimin në distancë rreth 10 mijë nxënës të arsimit parauniversitar. Mungesa e pajisjeve të komunikimit, si rezultat i kushteve ekonomike, banimi në zona të largëta pa mbulim të shërbimit të interneti, problemet shëndetësore, sociale dhe largimi jashtë vendit ishin disa nga shkaqet kryesore.

Në tërësi nga të dhënat zyrtare thuhet se për ciklin parauniversitar 30% e nxënësve nga komuniteti romë dhe 7% e nxënësve nga komuniteti egjiptianë nuk e ndoqën rregullisht mësimin online në periudhën mars-maj të këtij viti.

Për të mbështetur fëmijët e familjeve në nevojë autoritetet shpërndanë 6 mijë pajisje digjitale si telefona dhe tableta, ndërkohë që në fillim të vitit të ri shkollor, në periudhën e fundit të muajit gusht dhe fillimit të muajit shtator u zhvilluan orë shtesë për përsëritje dhe forcim njohurish për nxënësit që nuk kishin pasur qasje në mësimin online.

Nga ana tjetër Vodafone Albania dhuroi 10 mijë tableta të pajisura me internet për nxënësit e familjeve në nevojë.

Në Shqipëri arsimi parauniversitar është i detyrueshëm për moshat deri në 17 vjeç. Për mos-ndjekje të arsimit të detyrueshëm ligji ngarkon me përgjegjësi “si neglizhencë prindërore” familjen.

Mirëpo pandemia i ka vënë në situata tejet të vështira familjet si ajo e Liljana Shaqillarit dhe vetëm pajisja me mjete digjitale nuk mjafton, pasi krahas kësaj ato po vuajnë edhe papunësinë.

Shumë organizata, të cilat po merren me çështje të ndryshme të komunitetit Rom propozuan qw qeveria ta listojw disa pika ndërhyrjeje gjatë shtjellimit të strategjisë për prioritetet e rikuperimit post-COVID-19,  për të siguruar që nevojat e komunitetit po merren parasysh. Një prej tyre është Projekti i Integrimit të Komunitetit Rom 2020 nga Këshilli Rajonal i Bashkëpunimit, i financuar nga Bashkimi Europian së bashku me Fondacionin Shoqëria e Hapur. Ata propozuan një sërë pikash, por gjithashtu kanë ofruar asistencën e tyre politike dhe teknike për të siguruar se zëri i komunitetit Rom po dëgjohet.

Aktivistët dhe shoqatat propozojnë që autoritetet të parashikojnë paketa sociale për komunitetet e margjinalizuara ku për rastet si familjet rome dhe egjiptiane që janë me qira në banesa sociale të përjashtohen nga pagesa gjatë periudhës së pandemisë, të subvencionohet ose të gjendet një mënyrë që shërbimi i internetit për to të ofrohet falas, ndërkohë që domosdoshmëri shihet edhe informimi dhe shërbimi shëndetësor për infeksionin nga COVID-19.


 

Etiketimet

Burg për 29-vjeçaren që aksidentoi për vdekje një këmbësor dhe plagosi tre të tjerë

Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë "Arrest me burg" per 29-vjeçaren, Elinta Garo. Ajo do të qëndrojë në burg për 30 ditë, deri në...

Tensionet Kinë-Tajvan, ishulli reagon me stërvitje ushtarake

Tajvani mbajti një stërvitje ushtarake ditën e enjte, me raketa dhe topa që simuluan një përgjigje ndaj një sulmi eventual kinez. Gjithashtu, autoritetet e ishullit...

Atentati në Vlorë, policia dyshon për vrasës me pagesë

"Nisur nga dinamika e ngjarjes, sesi autorët janë vënë në ndjekje të viktimave, armët që kanë përdorur, mekanizmi, kanë ngritur dyshime të arsyeshme për...

TË FUNDIT

Burg për 29-vjeçaren që aksidentoi për vdekje një këmbësor dhe plagosi tre të tjerë

Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë "Arrest me burg" per 29-vjeçaren, Elinta Garo. Ajo do të qëndrojë në burg për 30 ditë, deri në...

Tensionet Kinë-Tajvan, ishulli reagon me stërvitje ushtarake

Tajvani mbajti një stërvitje ushtarake ditën e enjte, me raketa dhe topa që simuluan një përgjigje ndaj një sulmi eventual kinez. Gjithashtu, autoritetet e ishullit...

Atentati në Vlorë, policia dyshon për vrasës me pagesë

"Nisur nga dinamika e ngjarjes, sesi autorët janë vënë në ndjekje të viktimave, armët që kanë përdorur, mekanizmi, kanë ngritur dyshime të arsyeshme për...

Të përfshirë në një vrasje në 2019-ën, kush ishin dy viktimat e atentatit në Vlorë

Shpati Lena dhe Hakim Xhezo janë viktimat e atentatit të ndodhur paraditen e së enjtes në Panaja të Vlorës. Ata janë emra të njohur për...

Atentat dhe vrasje për motive të dobëta, 4 viktima në më pak se 24 orë

Katër viktima janë regjistruar në më pak se 24 orë në vend, si pasojë e një atentati dhe dy vrasjeve për motive të dobëta Në...


Sondazh

A duhet të ndalohen skafet dhe motorët e ujit pas tragjedisë së Himarës?