Situata e përmbytjeve, qeveria zotohet për gatishmëri dhe vlerëson masat e marra

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Qeveria thirri mbrëmjen e së premtes mbledhje të jashtëzakonshme të Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile, mbledhje e cila u shoqërua edhe nga prania e kryeministrit Edi Rama, i cili paraditen e sotme ndodhej në një vizitë në Greqi.

Zyrtarët e lartë të qeverisë thanë se pas mesnatës së sotme pritet një ulje e intensitetit të reshjeve dhe pritshmëritë janë që zona e Nënshkodrës dhe rrethinat pranë lumit Vjosa në jug, të gjejnë qetësi. Situata pas përmbytjeve prej reshjeve të shumta u cilësua nën kontroll në disa zona dhe nën monitorim në disa të tjera.

Fillimisht gjendja u përmblodh nga zëvendëskryeministri Erion Braçe. Ai tha se falë mirë-koordinimit dhe investimet e kryera më parë në zonat më të rrezikuara është mundur të shmangen rreziqet në jetë njerëzish.

Braçe tha se hidrovoret janë vënë në gatishmëri, zonat më me rrezikshmëri për përmbytje kanë prezencë relativisht të ulëta të ujit, ndërsa të gjitha akset rrugore janë mundur të mbahen të hapura dhe të kalueshme.

“Menaxhimi i kaskadës së Drinit ka qenë optimal, komiteti që menaxhon kaskadën është mbledhur thuajse përditë dhe kjo është arsyeja pse kemi një situatë të kontrolluar atje,” – shtoi më tej Braçe duke shtuar se asnjë agjencie shtetërore nuk i ka munguar mbështetja financiare.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi e cilësoi gjendjen e shkarkimeve nga hidrocentralet në kaskadën e Drinit si “të moderuara” dhe që nuk rrezikojnë zonat e ulëta të Shkodrës. Peleshi tha se parashikimet nga sinoptikanët e ushtrisë raportojnë për ulje të intensitetit të reshjeve në ditët në vijim.

Për menaxhimin e kaskadës së Drinit dhe informimin e qytetarëve dha vlerësime edhe Kryeministri Edi Rama. Ky kujtoi periudha të rreth dhjetë viteve më parë kur keqmenaxhimi, sipas tij, i kaskadës pati sjellë përmbytje të mëdha.

“Asnjë rajon nuk ka pasur nën 100 milimetra shi, dhe sot është dhënë efekti, veçanërisht në zona të goditura nga reshjet e shumta, por pavarësisht këtij fakti, puna e kryer në periudhën e verës me pastrimin e kanaleve kulluese ka dhënë rezultat,” – u shpreh Braçe duke e konsideruar efektin e shirave në tre ditët e fundit të minimizuar.

Ministri Peleshi tha se kërcënimi kryesor për qarkun e Fierit dhe Vlorës është dalja e mundshme nga shtrati e lumit Vjosa, mirëpo ai shtoi se pritshmëritë janë që prurjet të jenë në ulje në orët në vazhdim.

“Kuota aktuale në hidrometrin e Memaliajt për lumin Vjosa është në 5.4 metra, nga 6.5 që është kuota e alarmit,” – informoi Peleshi.

Ndërkohë drejtori i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes civile Haki Çako gjatë raportimit të tij theksoi se fatmirëisht deri më tani ka pasur vetëm zona bujqësore të përmbytura dhe asnjë zonë të banuar nën rrezik.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit rural, Milva Ekonomi tha se autoritetet kanë qenë njoftuar disa ditë më parë dhe hidrovoret kanë funksionuar pa pushim falë furnizimit të rregullt me energji elektrike.

“Në pjesën veriore nuk kemi vështirësi me kuotat e hidrovoreve, në 7 hidrovore të mëdha në jug gjendja është nën rrezik ndërsa në 4 hidrovore të vogla është në nivelet maksimale, sidoqoftë ajo është nën vëmendjen e autoriteteve,” – tha Ekonomi duke vlerësuar organizimin kryesisht nga zëvendëskryeministri Braçe.

Mbledhja e Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile u thirr pak pasi Presidenti Ilir Meta ushtroi trysni me thirrje publike për reagim nga institucionet qeveritare.

Lexoni gjithashtu:

Situata meteorologjike në Shqipëri, çfarë parashikojnë specialistët?

Përmbytjet, Presidenti Meta: Shteti të ngrihet në këmbë

Dëmtohet rruga në Borsh, u rikonstruktua një vit më parë, reshjet e shiut shkaktuan rrëshqitjen

Shira të dendur në vend, Euronews Albania ndjek situatën në veri dhe jug


Etiketimet

Në Shqipëri rregullimi i dhëmbëve është itinerar i një pakete turistike

Turizmi dentar po zhvillohet gjithnjë e më shumë në Shqipëri. Përveç shërbimeve dentare, pacientëve u ofrohen paketa të mirëfillta turistike nga klinikat dhe agjencitë...

Banorët e Kievit nuk i tremben luftës

Pronarët e bizneseve, shkrimtarët, por edhe qytetarët e thjeshtë në Kiev vijojnë të ndjekin rutinën e përditshme, pavarësisht kërcënimit për një pushtim rus. Për poetin...

Kremlini i cilëson sanksionet ndaj Putin politikisht shkatërruese

Rusia paralajmëroi të mërkurën se vendosja e sanksioneve direkte ndaj presidentit Vladimir Putin, të paralajmëruara nga presidenti amerikan Joe Biden, do të jenë “politikisht...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER