50 sirianë rrezikuan mbytjen në det, dërgohen në spitalin e Vlorës për mjekim, mes tyre fëmijë dhe gra

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Mbrëmjen e kaluar 50 klandestinë kanë rrezikuar të mbyten pasi mjeti ujor i tyre ka pësuar avari. Kanë qenë emigrantët të cilët kanë marrë sallën operative duke kërkuar ndihmë dhe menjëherë në ndihmë të tyre kanë shkuar roja bregdetare, policia e shtetit dhe Guardia di Finanza.

Me vështirësi emigrantët janë arritur të shpëtohen të gjithë dhe të hipën në mjetin e Rojës Bregdetare dhe janë transportuar për në portin e Vlorës.

Shumë prej tyre në gjendje të rëndë shëndetësore i janë drejtuar spitalit të Vlorës. 16 persona morën ndihmë në Spitalin Rajonal të Vlorës, ndërsa 9 burra dhe gra u nisën drejt Spitalit të Traumës, mes tyre tre fëmijë nën moshën 10-vjeçare.

Disa paraqesin djegie për shkak të benzinës në trupin e tyre sepse në dëshminë e dhënë kanë treguar se kanë qëndruar mbi 3 orë në det dhe benzina që gjendej në bidonë derdhej herë pas herë si pasojë e dallgëve. Policia krehu zonën në kërkim të trafikantëve por asnjë prej tyre nuk është arritur dot të kapet. Vet ata janë shprehur se destinacion kanë pasur Italinë dhe se shuma që është paguar është rreth 2000 euro.


Etiketimet

Në Shqipëri rregullimi i dhëmbëve është itinerar i një pakete turistike

Turizmi dentar po zhvillohet gjithnjë e më shumë në Shqipëri. Përveç shërbimeve dentare, pacientëve u ofrohen paketa të mirëfillta turistike nga klinikat dhe agjencitë...

Banorët e Kievit nuk i tremben luftës

Pronarët e bizneseve, shkrimtarët, por edhe qytetarët e thjeshtë në Kiev vijojnë të ndjekin rutinën e përditshme, pavarësisht kërcënimit për një pushtim rus. Për poetin...

Kremlini i cilëson sanksionet ndaj Putin politikisht shkatërruese

Rusia paralajmëroi të mërkurën se vendosja e sanksioneve direkte ndaj presidentit Vladimir Putin, të paralajmëruara nga presidenti amerikan Joe Biden, do të jenë “politikisht...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER