Përmbytje dhe shembje rrugësh, Shemsi Prençi: Qeveria nuk e mori seriozisht alarmin që dha IGJEUM

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN


Text sizeAa Aa

Reshjet e dendura të shiut në dy ditët e fundit kanë shkaktuar probleme të theksuara në vend. Situata më problematike regjistrohet në veri të vendit, ku për shkak të vërshimit të ujërave ka pasur rrëshqitje dherash, shembje rrugësh dhe përmbytje.

Këshilltar i Presidentit të Republikës për Emergjencat Civile, Shemsi Prençi i ftuar në Euronews Albania tha se dëmtimet e rrugëve nga reshjet e shiut faktuan se punimet, që janë kryer në rrugë, kryesisht ato të viteve të fundit nuk kanë qenë cilësore.

Ai tha se shembjet e rrugëve kanë ndodhur pasi kanalet e sipërme kulluese janë lënë pas dore dhe nuk janë pastruar.

“Është fatkeqësi që në të gjitha to vende ku ka pasur i investime në vitet e fundit doli në pah cilësia e dobët e punimeve. Në të gjitha rastet, rrëshqitja ka ardhur për shkak të punimeve të dobëta. Kanalet kulluese në pjesë e sipërme të rrugës janë të pa pastruara. ARRSH, si përgjegjësi kryesor nuk ushtron autoritetin ligjor në raport me detyrimet që kanë kompanitë për mirëmbajtjen e segmenteve rrugore”, tha ai.

Për të përballur situatën e përmbytjeve dhe vërshimin e ujërave z.Prençi tha se duhet të ketë një aksion mbarëkombëtar, përmes të cilit të bëhet e mundur garantimin i deltave të lumenjve dhe pastrimi i thellë i kanaleve kulluese.

“Do t’i duhet Shqipërisë me patjetër për një aksion mbarëkombëtar për garantimin serioz të deltave të lumenjve, të kanaleve kulluese dhe mbajt pastaj nga bashkitë dhe bordet e kulluese pastrimit periodik”, u shpreh ai.

Ai tha se qeveria shqiptare nuk e ka marrë seriozisht paralajmërimin e bërë nga Instituti i  Gjeoshkencave (IGJEUM) se vendi ynë do të përfshihet nga reshje të dendura shiu.

“Jo gjithmonë fajin e ka natyra. Shirat e fundit janë paralajmëruar në mënyrë të hershme nga IGJEUM nga data 30  dhjetor u dha  paralajmërimi se Shqipëri do të përfshihet me shifra me intensitet të lartë duke filluar nga 6-12 janar. Në datën 5  IGJEUM e dhe alarmin në rrugë zyrtare duke dërguar buletinin informativ në të gjitha instancat shtetërore. Për herë të parë dje janë parë zyrtarët e qeverisë që të flasin për këto probleme, sepse nuk kishin folur më parë, sepse nuk e vlerësuan alarmin e IGJEUM”, tha ai.


Etiketimet

Danimarka vendos taksën e karbonit

Parlamenti danez miratoi sot një taksë të re të karbonit, më e larta në Evropë, që do të paguhet nga kompanitë në sistemin evropian...

Vetëm tre serbë dalin në protestë kundër marrëveshjes për energjinë në Veri

Nën sloganin “Kush po e fikë dritën në veri”, vetëm tre qytetarë, anëtarë të Iniciativës Qytetare “Mbijetesa serbe”, kanë protestuar sot në veri të...

Restaurimi i Notre Dame, nis puna për pastrimin e xhamave me ngjyra

Të pistë, të nxirë e të pluhurosur. Xhamat me ngjyra të dritareve të Notre Dame, në Paris, kanë nevojë për restaurim. Pasi i mbijetuan...

TË FUNDIT

Danimarka vendos taksën e karbonit

Parlamenti danez miratoi sot një taksë të re të karbonit, më e larta në Evropë, që do të paguhet nga kompanitë në sistemin evropian...

Vetëm tre serbë dalin në protestë kundër marrëveshjes për energjinë në Veri

Nën sloganin “Kush po e fikë dritën në veri”, vetëm tre qytetarë, anëtarë të Iniciativës Qytetare “Mbijetesa serbe”, kanë protestuar sot në veri të...

Restaurimi i Notre Dame, nis puna për pastrimin e xhamave me ngjyra

Të pistë, të nxirë e të pluhurosur. Xhamat me ngjyra të dritareve të Notre Dame, në Paris, kanë nevojë për restaurim. Pasi i mbijetuan...

Liderët thirrje të përshpejtohet anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në BE

Liderët e 27-të të BE-së përfunduan samitin dyditor të qershorit duke miratuar sot konkluzionet, gjatë të cilit i dhanë statusin kandidat Ukrainës dhe Moldavisë,...

Republikanët përshëndesin vendimin e abortit 

Dhjetra republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve u mblodhën në një konferencë shtypi të premten për të festuar vendimin e Gjykatës së Lartë që eliminon...