Situata e përmbytjeve në vend, ulet niveli i prurjeve në Vjosë, Drini rikthehet në shtrat

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Vendi ynë prej disa ditësh është përfshirë nga moti i keq për shkak të reshjeve të dendura, ndërsa disa zona janë përmbytur.

Ndonëse reshjet përgjatë ditës së premte kanë qenë intensive, gjatë natës pati një lehtësim të situatës, çka çoi që niveli i ujit në lumin Vjosë të shënonte rënie.

Po ashtu, bëhet e ditur se dhe lumi Drin është rikthyer në shtrat të vetë. Ndërkohë që në Fushë-Krujë është rritur niveli i ujit në fshatin Murqinë, dhe mësohet se rreth 20 banesa janë të rrethuara nga uji.

Pas reshjeve të shumta që pushtuan vendin për disa ditë me radhë, qytetet në vend duket se po marrin veten. Rrëshqitjet e dherave ende vijojnë në këto qytete ndërsa në Fushë-Krujë mësohet se banesat janë nën ujë.

Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako është shprehur se sot ka një rënie të nivelit të ujërave për shkak të ndërprerjeve të reshjeve të shiut.

Pjesa e parë e ditës paraqitet me vranësira të shpeshta dhe reshje të pakta shiu e dëbore, herë pas here do kemi pauzë të reshjeve në vendin tonë. Parashikohet që edhe pjesa e dytë e ditës të mbetet në të njëjtat kushte atmosferike.


Etiketimet

Britania eksperimenton javën me 4 ditë punë, pa shkurtim page

Në Mbretërinë e Bashkuar do të testohet mundësia që punonjësit të punojnë një ditë më pak në javë. Punonjësit do të punojnë 32 orë, në vetëm 4...

A do të nominohet filmi ‘Zgjoi’ për Oscars 2022?

Më 27 janar Akademia e Oscars do të fillojë votimin për nominimin e filmave. Në këtë votim merr pjesë edhe Kosova me filmin ‘Zgjoi’. Përzgjedhja e...

6 të vdekur dhe 1562 të reja me COVID-19

Gjashtë persona kanë humbur jetën nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vend, ndërsa janë konfirmuar 1562 raste të reja me virusin. Infektimet e...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER