Injekohen 50 dozat e para të vaksinës në Shqipëri

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Shqipëria e hapi siparin e vaksinimit anti-covid me injektimin e dozës së parë tek shefja e Spitalit Infektiv, Najada Çomo dhe kryeministri Edi Rama.

Në ambientet e stadiumit kombëtar “Air Albania”, ku zakonisht gumëzhijnë brohorimat e tifozëve, nuk munguan ovacionet për ‘golin’ e parë në luftën kundër coronavirusit.

Për rreth gjashtëdhjetë minuta mjekë të spitalit Infektiv dhe atij “Shefqet Ndroqi”, të cilit i përkasin grupit prioritar të vaksinimit iu nënshtruan procedurës pak-sekondëshe.

Kryeministri Rama njoftoi mesditën e të hënës se ishte vendosur që procesi të niste një javë më herët, falë dozave të ofruara nga një vend i paemëruar i Bashkimit Europian. Ndërsa javën e tretë të janarit pritet të nisë vaksinimi në kuadër të 500 mijë dozave të siguruara nga kontrata me Pfizer.

Kreu i qeverisë tha se pritet që në ditët në vijim të bëhen transparente procedurat e ndjekura për ruajtjen frigoriferike të vaksinave.

Rama përsëriti thirrjet se vaksina ishte e sigurt dhe jo e detyrueshme, ndërsa ironizoi teoritë konspirative.

“Është e sigurt që vaksina i lë Ilirët Ilirë dhe nuk futet çip në trup për të përgjuar thashethemet e kafeneve,” tha Rama pas marrjes së vaksinës.

Kryeministri gjithashtu theksoi se Shqipëria i qëndron planit për t’i dhuruar Kosovës një sasi simbolike vaksinash.

Procedura do të rinisë nesër në orën 09:00.

Etiketimet

Gjendet një valixhe e dyshimtë te Rruga e Kavajës

Mesditën e së premtes në Rrugën e Kavajës, në afërsi të një kompleksi pallatesh, është konstatuar një valixhe ngjyrë kafe. Shërbimet e Policisë kanë shkuar...

‘S’më shkon shamia e kuqe”, Balluku përplaset me Mziun pas komenteve për pamjen

Debate ka pasur sot në Kuvend mes ministres së Infrastrukturës, Belinda Ballukut dhe Xhelal Mziut. Ky i fundit është shprehur se është e paplotë “Rruga...

Eurodeputetja ngre alarmin: Protestat në RMV mund të përdoren nga Rusia

Eurodeputetja dhe Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon ka ngritur shqetësimin se protestat e dhunshme në Maqedoninë e Veriut mund të...

TË FUNDIT

Hidhet nga kati i katërt i banesës, humb jetën 60-vjeçari në Tiranë

Mesditën e sotme një 60-vjeçar është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës ku banonte në lagjen "Ali Demi" në Tiranë. Policia bën me dije...

Më shumë se 500 protestues nga Vlora drejt Tiranës për protestën

Më shumë se 500 protestues nga Vlora janë nisur drejt Tiranës për të marrë pjesë në protestën e opozitës që pritet të nisë sot...