Shefja e programit të vaksinimit: Sot vaksina anti-COVID do t’u injektohet 60 personave, ruhet në frigoriferë -80 gradë në ISHP

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Shefja e Programit Kombëtar të Vaksinimit, zonja Erida Nelaj u shpreh në Euronews Albania se të gjithë ata persona që bënë dje vaksinën anti-COVID nuk kanë pasur asnjë shqetësim.

“Deri tani nuk kemi asnjë njoftim për ndonjë efekt. Normalisht me ata që kemi komunikuar kanë thënë që ndjejnë një dhimbje shumë të lehtë në vendin e injektimit, që është normale për çdo vaksinë tjetër. Nuk ka pasur asnjë ankesë”, u shpreh ajo.

Zonja Nelaj tregoi se sot do të vaksinohen 60 persona të tjerë.

“Mendoj që sot do të vaksinohen rreth 60 veta. Po ecim me ritme të ngadalta sepse është edhe një ushtrim edhe për ne”, tha ajo më tej.

“Sërish do të kemi staf të spitaleve COVID, nga COVID 1 dhe spitalit ‘Shefqet Ndroqi’. Por do të kemi edhe nga ekipet e njësive vendore të Kujdesit Shëndetësor, pikërisht ata që dalin në terren për të marrë tamponët”, theksoi zonja Nelaj, kur foli për grupet që kanë prioritet për t’u vaksinuar.

Shefja e Programit Kombëtar të Vaksinimit dha detaje edhe në lidhje me kushtet në të cilat ruhen vaksinat.

“Ajo ruhet në minus 80 gradë, në frigorifer aktualisht në ISHP, pasi kemi disa stacione me frigoriferë minus 80, por gjithmonë në nivel qendror. Nuk do të kemi frigoriferë në pika vaksinimi”, tha ajo. 

Zonja Nelaj foli me siguri se vaksina anti-COVID që po u injektohet shqiptarëve është e Pfizer-BioNTech.

“Po ua them me siguri të plotë. Është vaksinë Pfizer-BioNTech. Ruhet në -80 në ISHP dhe sillet aty me termuse. E transportojmë vaksinën të shoqëruar nga forcat e policisë”, u shpreh ajo.

Në fund të fjalës së saj zonja Nelaj u shpreh se aktualisht kemi kushte frigoriferike për të ruajtur 30 mijë vaksina.

“Ne kemi kapacitet 30 mijë doza njëherë. Po punojmë për të zgjeruar kapacitet. Në përgjithësi i kemi kapacitetet”, përfundoi ajo.

Lexoni gjithashtu:

Vaksinat anti-COVID, Rama: Vendi që na i ka dhënë ka kërkuar konfidencialitet

Nis sot programi i vaksinimit anti-Covid pasi një vend i BE-së i siguroi Shqipërisë vaksinat

Etiketimet

Presidenti Begaj: Vizita tek Lidhja e Prizrenit ka një simbolikë të jashtëzakonshme

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj me vizitën në Kompleksin e Lidhjes së Prizrenit ka përmbyllur qëndrimin e tij në Kosovë. Ai tha në kryeqytetin e...

Të pathënat e Alpha Show, Noizy intervistë për Euronews Albania| 5 ngjarje

Kushtoi mbi gjysmë milion euro, Noizy: Isha sponsori i vetëm i Alpha Show Noizy e cilësoi një ëndërr të bërë realitet koncertin Alpha Show,...

Gjashtë avionë luftarakë gjermanë iu afruan Singaporit 

Një grup avionësh luftarakë të Forcave Ajrore Gjermane iu afruan Singaporit në një përpjekje për të fluturuar rreth 12,800 kilometra nga baza e tyre...

TË FUNDIT

LDK refuzoi takimin, Begaj: Nuk arrita t’i bashkoja partitë në një tavolinë

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj gjatë vizitës së tij të parë në Kosovë është takuar me krerët e institucioneve dhe krerët e opozitës, me...

Zbulohet axhenda e takimit mes Kurtit dhe Vuçiçit në Bruksel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç do të takohen të enjten më 18 gusht në Bruksel, pas më shumë...

Sondazh

A duhet të ndalohen skafet dhe motorët e ujit pas tragjedisë së Himarës?