Vaksinimi kundër COVID-19, Euronews Albania ndjek procesin brenda stadiumit ”Air Albania”

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN


Text sizeAa Aa

Sot është dita e katërt e vaksinimit kundër COVID, proces që po kryhet në stadiumin “Air Albania”.


Gjatë ditës së sotme këtij procesi po i nënshtrohen mjekë dhe infermierë të spitaleve COVID.

Deri tani pamjet janë ofruar në rrjetet sociale nga ministria e Shëndetësisë, ndërsa sot Euronews Albania e ka ndjekur nga afër këtë proces.

Gazetarja Dorina Halili, tregoi se para se një individ të vaksinohet plotëson një formular me të dhënat që përkojnë me gjendjen shëndetësore të pacientit dhe është një mjek që e orienton gjatë kësaj procedure.

Ajo sqaroi se gratë shtatzëna, personat që kanë alergji të ndryshme dhe personat nën 16 vjeç nuk mund të vaksinohen ndërkohë që pjesa tjetër mund ta bëjë vaksinën pa problem.

“Procesi i vaksinimit zgjat shumë pak minuta por pas këtij procesi duhet pritur në ambientet e stadiumit “Air Albania” 20-30 minuta dhe më pas nëse nuk ka ndonjë problem personi mund të vijojë për t’u kthyer pas 21 ditësh dhe për të marrë dozën e dytë të vaksinës,” – tha gazetarja e Euronews Albania.

Dorina Halili tregoi se pavarësisht vënies në dispozicion të 60 stacioneve të punës, më pak se 10 prej tyre ishin vënë në përdorim ditën e katërt të vaksinimit. Për Euronews Albania, Instituti i Shëndetit Publik tha se kjo gjë ka ndodhur për të shmangur grumbullimet.

“Diçka që ngre dhe pikëpyetjen se përse u ngritën 60 stacione pune,” – u shpreh gazetarja Halili.

Ajo solli në vëmendje se ka shumë njerëz që vijnë pranë ambienteve të stadiumit për të marrë një informacion sa i takon vaksinimit por ende nuk dihet se kur do të bëhet vaksina te popullata. Deri më tani ata që kanë marrë shërbimin janë mjekët dhe infermierët në përballje me virusin.

“Ajo çfarë u tha ditën e sotme nga specialistët e Institutit të Shëndetit Publik është se procesi pritet të nisë në azile por ende nuk u dha një datë konkrete,” – tha Halili.

Së fundmi gazetarja theksoi se është vënë re një ngurrim nga mjekët dhe infermierët nëse duhet apo jo ta bëjnë vaksinën, informacion ky që është thënë edhe nga kryevaksinatorja.

Ajo që ju ka dhënë besim ka qenë kryerja e vaksinës nga kryeministri, shefja e infektivit apo mjekë të njohur.

Kujtojmë se të parët u vaksinuan, shefja e shërbimit infektiv, Najada Çomo si dhe  kryeministri Edi Rama. Më pas procesi vijoi me stafin mjekësor.

 

Lexoni gjithashtu: 

Dita e tretë e vaksinimit anti-COVID, injektohen 50 mjekë dhe infermierë, pasi 21 ditësh marrin dozën e dytë

Dita e dytë e vaksinimit anti-COVID në ”Air Albania”, së shpejti do u injektohet edhe të moshuarve



Etiketimet

Putini mund të sulmojë Sllovakinë, paralajmëron kryeministri i saj

Kryeministri i Sllovakisë ka paralajmëruar se vendi i tij mund të jetë vendi i radhës nëse Rusia pushton me sukses Ukrainën. Gjatë një interviste për...

Rikthehet qarkullimi normal, 400 mijë të huaj erdhën në prill

1 milion të huaj kanë hyrë në Shqipëri, në 4 muajt e parë të vitit, ku bumi më i madh është shënuar në muajin...

Sa i pranojnë shqiptarët besimet e ndryshme fetare?

85% e shqiptarëve ndajnë të njëjtin besim fetar me familjen e tyre. Vetëm një në dhjetë qytetarë shqiptarë besojnë në një fe tjetër nga...

TË FUNDIT

Putini mund të sulmojë Sllovakinë, paralajmëron kryeministri i saj

Kryeministri i Sllovakisë ka paralajmëruar se vendi i tij mund të jetë vendi i radhës nëse Rusia pushton me sukses Ukrainën. Gjatë një interviste për...

Rikthehet qarkullimi normal, 400 mijë të huaj erdhën në prill

1 milion të huaj kanë hyrë në Shqipëri, në 4 muajt e parë të vitit, ku bumi më i madh është shënuar në muajin...

Sa i pranojnë shqiptarët besimet e ndryshme fetare?

85% e shqiptarëve ndajnë të njëjtin besim fetar me familjen e tyre. Vetëm një në dhjetë qytetarë shqiptarë besojnë në një fe tjetër nga...

Përsëritja e zgjedhjeve në Tërnoc, Meta fton shqiptarët të votojnë Kamberin

Presidenti Ilir Meta ka ftuar shqiptarët të votojnë kandiatin për deputet të Kuvendit të Serbisë, Shaip Kamberi nesër në zgjedhjet e përsëritura në Tërnoc. Përmes...

SHBA konfirmon nëntë raste të lisë së majmunëve në shtatë shtete

Qendra e SHBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) tha të enjten se kishte identifikuar nëntë raste të lisë së majmunëve në shtatë...