Tërmeti i 26 nëntorit thellon problemin e strehimit te komuniteti rom

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN


Text sizeAa Aa

U bë një vit që nga tërmeti i 26 nëntorit që tronditi Shqipërinë, lëkundjet e të cilit zgjatën për rreth pesëdhjetë sekonda, mjaftueshëm për të shkaktuar 51 viktima dhe qindra të tjerë të plagosur. Një numër i lartë ndërtesash u shembën ndërsa të tjera pësuan dëme në strukturë.

Komuniteti Rom dhe Egjiptian e vuajtën më shumë këtë situatë pasi problemet që kanë pasur me strehimin janë të hershme. Në kohë normale, ata e kanë vështirë të përballojnë kostot e një shtëpie për shkak të vështirësive ekonomike, por tani edhe familje që e kishin dikur një shtëpi, kanë mbetur në qiell të hapur.

Flutura Abazi është njëra prej tyre. Dikur ajo kishte një shtëpi, por pas tërmetit asaj iu desh të transferohej në një shtëpi të braktisur thuajse të rrënuar, pa dyer e dritare. Kudo në mure sheh plasaritje, të gjitha të shkaktuara nga tërmeti i një viti më parë. Asaj i duhet të kujdeset për dy fëmijët dhe bashkëshortin, i cili është person me aftësi të kufizuar në të folur.

“Nuk ka ardhur asnjë njëri që të shohë kushtet ku jetojmë. Kemi pak frikë. Kam dy fëmijë, nuk kam marrë bonus qiraje dhe jam në pikë të hallit. E kam shumë të vështirë që të mbaj familjen, jam e detyruar që të mbledh plehra dhe të lyp, nuk kam rrugë tjetër. Marr vetëm një pension prej 10 mijë lekësh (të rinj) që nuk dalin për asgjë, marr borxh në dyqanet e lagjes pastaj i kthej kur të marr pensionin”, shprehet ajo.

Flutura nuk kërkon shumë, do thjesht një vend ku të mund të “fusë kokën” bashkë më familjen.

“Duam të strehohemi sepse jemi në një gjendje të keqe, po na bie shtëpia mbi kokë, po na zë poshtë. Lagështirë ka shumë, kam frikë të qëndroj brenda”, thotë ajo. “Kur ra tërmeti jetoja me qira, kjo ku rri unë është shpija motrës. Ajo ma ka lënë mua dhe vetë jeton me qira. Na jepni të paktën një bonus qiraje, vini dorën në zemër.

Fëmijët nuk i çon dot në shkollë pasi nuk u blen dot as rroba e jo më lapsa e fletore.

Dëshirën për shtëpi të re e shpreh edhe vajza e vogël e Fluturës. Ndonëse e ka të vështirë të shprehet me fjalë, zgjedh që përmes një skice në murin që me zor qëndron në këmbë të vizatojë shtëpinë e ëndrrave të saj, me shpresën që edhe projektet e mbetura në letra në sirtarët e qeverisë, një ditë të marrin jetë. 

8

Sipas Suela Hoxhës, aktiviste në mbrojtje të të drejtave të njeriut, 90 familjet që jetonin në këtë pallat në Tiranë, rreth 70 prej tyre janë trajtuar me qira, dhe sipas premtimit të kryetarit të Bashkisë dhe Kryeministrit të cilët u takuan me banorët gjatë asaj periudhe, së shpejti do kenë një godinë të re.

“Pallati pas vlerësimit teknik nga inxhinierët e Bashkisë ka dalë i pabanueshëm dhe do shembet por nuk e dimë se çfarë do bëhet me ata që jetojnë aty. Ndërkohë që rreth 10 familje të minoritetit rom dhe egjiptian që kanë qenë me qira në pallat, nuk kanë përfituar bonus qiraje” shprehet ajo.

Bledar Hodja është një tjetër banor i kësaj godine i cili ndan të njëjtin hall me familjen që jeton ngjitur me të. Ai nuk flet shumë pasi me sa duket e ka humbur shpresën se mund të ketë një zgjidhje për ta.

“Është dëmtuar shumë nga lëkundjet. Nuk ka pasur fare dëme por tërmeti e bëri kështu. Nuk marr as bonus qiraje” shprehet ai.

Brejdon Xhavara, gazetar i Community Reporters Albania thotë se tërmeti i datës 26 nëntor 2019 sipas informacioneve të grumbulluara ka goditur rreth 2000 familje rome dhe egjiptiane.

Ai thotë se ka shumë familje që sot ende janë në banesat e tyre për shkak se nuk kanë marrë bonus qiraje, ose nuk gjejnë banesa me qira, të cilat pësuan një rritje të konsiderueshme krahasuar me periudhën përpara tërmetit. Sipas tij problematika ka pasur në Durrësit, kryesisht ne zonat rurale si Kullë dhe Nishtullë.

“Aty ka popullsi rome dhe kanë pasur dëme të konsiderueshme që janë të ndarë sipas përcaktimeve të Ministrisë së Rindërtimit (DS1, DS2, DS3, DS4, DS5), problemet kanë qenë: Humbja e dosjeve nga ana e nëpunësve, mos-plotësimi i dosjeve nga ana e banorëve të prekur,  mos marrja e parave për rindërtimin nga vetë poseduesit e pronës.

“Deri në këto momente ka shumë familje që nuk dinë se çfarë do të behët me pronën që ata kanë, edhe pse ka kaluar një vit ende familjet nuk kanë asnjë përgjigje, përgjigja e vetme është që jemi duke verifikuar.”-thotë Xhavara.

E pyetur për këtë shqetësim, Ministria e Rindërtimit thotë se ‘Personat e prekur nga tërmeti i datës 26 Nëntor 2019 që i përkasin komunitetit Rom dhe Egjiptian kanë qenë pjesë e programeve të Rindërtimit sipas klasifikimeve të ndryshme të dëmeve që kanë pësuar banesat e tyre dhe nuk mund të detajojmë sa familje janë të këtij komuniteti”

Sipas Ministrisë së Rindërtimit, në total nga 11 mijë familje që ishin në çadra në Dhjetor 2019, aktualisht janë duke u trajtuar me këtë akomodim të përkohshëm 1,158 familje. Ndërkohë me bonuse qiraje janë trajtuar rreth 13 mijë familje deri në Dhjetor 2020, me një vlerë rreth 2,6 miliardë lekë.”

Më herët në një intervistë për Euronews Albania, në emisionin “Unpublished” ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj tha se vonesat kanë ndodhur për shkak se procesi ka qenë tejet mitikuloz, ligjor dhe financiar, sepse janë bërë mijëra vlerësime, për të arritur në baze të ligjit në një konkluzion.

Sipas tij, pranvera e 2022 do t’i ketë zhdukur të gjitha pasojat e tërmetit për të gjithë të prekurit.

 

Lexoni gjithashtu 


Etiketimet

‘Se çfarë bëj unë, e di unë”, Tabaku përplaset me Spiropalin

Ministrja e Shtetit Elisa Spiropali ka debatuar ditën e sotme në Kuvend me deputeten demokrate Jorida Tabaku. Në një kohë që po flitej për miratimin e...

Kosova me dozë të katërt të vaksinës kundër COVID-19

Personat mbi 60-vjeç në Kosovë mund të marrin dozën e katërt të vaksinës kundër koronavirusit. Lajmi u bë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë, e...

FOTO/Shqiptari mbron me armë hotelin në Shkup, zmbrapsen huliganët maqedonas

Isuk Koka, i cili mbrojti me armë mbrëmjen e djeshme hotelin e tij në Çarshi të Shkupit nga huliganët, është arrestuar nga Policia. Gazetarja Ferikan...

TË FUNDIT

‘Se çfarë bëj unë, e di unë”, Tabaku përplaset me Spiropalin

Ministrja e Shtetit Elisa Spiropali ka debatuar ditën e sotme në Kuvend me deputeten demokrate Jorida Tabaku. Në një kohë që po flitej për miratimin e...

Kosova me dozë të katërt të vaksinës kundër COVID-19

Personat mbi 60-vjeç në Kosovë mund të marrin dozën e katërt të vaksinës kundër koronavirusit. Lajmi u bë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë, e...

FOTO/Shqiptari mbron me armë hotelin në Shkup, zmbrapsen huliganët maqedonas

Isuk Koka, i cili mbrojti me armë mbrëmjen e djeshme hotelin e tij në Çarshi të Shkupit nga huliganët, është arrestuar nga Policia. Gazetarja Ferikan...

Kreu i grupit kriminal serb pretendon se ndodhet në Kosovë

Ende nuk ka asnjë reagim nga institucionet e Kosovës lidhur me rishfaqjen e kreut të grupit kriminal serb, Milan Radojçiç, njëkohësisht nënkryetar i Listës...

Parulla provokuese nga serbët në Mitrovicën e Veriut

Në orët e para të mëngjesit të së enjtes, janë shfaqur parullatë reja provokuese në veriun e Mitrovicës. “Nema predaje, KM ostaje” që në...