Vaksinat kundër COVID-19, Ambasada Franceze i përgjigjet kritikave të Kryeministrit Rama

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN


Text sizeAa Aa

Ambasada e Francës në Shqipëri ka reaguar me anë të një letre dërguar Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme për kritikat që kryeministri, Edi Rama ka bërë ndaj vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe veçanërisht ndaj Francës, se nuk po ndihmon vendet e Ballkanit Perëndimor për sigurimin vaksinës kundër COVID-19.


Euronews Albania kontaktoi me Ambasadën Franceze në Tiranë, të cilët konfirmuan faktin e dërgimit të letrës për Ministrinë e Jashtme dhe Zyrën e Kryeministrit.

Në letrën e ambasadës thuhet se akuza e z. Rama nuk qëndron pasi BE është donatori më i madh në Shqipëri kurse për pandemisë nënvizon se në dozat e vaksinës të siguruara nga BE do të përfitojnë dhe vendet fqinje të unionit, ku për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor është caktuar një fond prej 70 milionë euro.

“Mbrëmë në një transmetim televiziv, Edi Rama kryeministër i Shqipërisë, akuzoi qartë vendet anëtare të Bashkimit Evropian, për egoizëm dhe cinizëm. Kjo ambasadë kujton se çdo vit, Bashkimi Evropian është donatori më i madh në Shqipëri me më shumë se 100 milionë euro, në sektorë të ndryshëm. Lidhur me pandeminë, Komisioni Evropian njoftoi më 8 janar se portofoli global i BE-së prej 2.3 miliardë dozash nuk ishte vetëm për BE por edhe për vendet fqinje. Financimi u sigurua për vendet e Ballkanit Perëndimor me 70 milionë euro nga programi IPA”, thuhet në letrën e ambasadës franceze.

Kurse për kritikën e drejtpërdrejtë ndaj Francës, ku z. Rama e akuzonte se ka stok të vaksinave që nuk mund t’i përdorë dhe nga ana tjetër nuk i shpërndan për vendet e Ballkanit Perëndimor të cilët ende nuk kanë arritur të sigurojnë shumë vaksina, ambasada e konsideron pretendim të pavërtetë.

“Ndërsa Franca do të arrijë qëllimin e saj për 1 milionë njerëz të vaksinuar në fund të janarit, kryeministri ngriti pyetjen pse Franca duhet të ketë një stok vaksinash që nuk mund ti përdorë, në vend që ‘ti ndajë me të tjerët. Përveç natyrës së pavërtetë të këtij informacioni, por që mund të jetë shumë i ndjeshëm për mendjet e njerëzve, kjo ambasadë konsideron se nuk është e përshtatshme të sulmosh në këtë mënyrë nominative, një vend mik dhe aleat”, përfundon letra.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shprehur rezerva për ndihmën që BE i ka ofruar Shqipërisë për sigurimin e vaksinave kundër COVID-19.

Shefi i qeverisë Edi Rama thotë se, Shqipëria ka siguruar dozat e para nga kompania “Pfizer” përmes diplomacisë dhe njohjeve personale. Nga ana tjetër ai shtoi se, Shqipëria ka parapaguar përmes aleancës COVAX për të marrë doza të vaksinës dhe nuk ka nevojë për paratë e BE-së.

Kreu i qeverisë shqiptare shprehet se, kritikat e tij nuk lidhen me Komisionin Evropian por me disa vende specifike të BE-së që kanë treguar egoizëm dhe cinizmin e kanë kthyer në sistem brenda tryezës së Këshillit të BE-së.

“Franca deri përpara pak ditësh kishte bërë pak mijëra (vaksinime) ndërkohë që Franca ka shumë më tepër se sa ato pak mijëra (vaksina). Çfarë kuptimi ka që t’i të kesh stok në një masë që t’i nuk e injekton dot as në një ditë as në një javë dhe as në dy javë dhe të mos u thuash këtyre 6 vendeve që janë jashtë BE, ‘merrni dhe ju nga 2 mijë, 3 mijë, 4 mijë apo 5 mijë dhe filloni dhe ju injektojeni atyre që janë në vijën e parë dhe që punojnë 24 orë dhe janë të ekspozuar dhe që kanë humbur dhe jetën”, ka deklaruar z. Rama gjatë një interviste televizive për një kanal kombëtar.

Lexoni gjithashtu: 

COVID-19, Varhelyi: Po punojmë për t’i garantuar Ballkanit Perëndimor vaksinën

 



Etiketimet

Arrestohet një person i shpallur në kërkim

Komisariati i policisë nr.6 ka arrestuar një 35-vjeçar në kërkim. Ai akuzohet për prodhim dhe shitje narkotikësh kryer në bashkëpunim. Në vitin 2021, ky person u...

Rusët zgjerojnë kontrollin në Ukrainë

Të paktën 10 persona kanë mbetur të vrarë nga një seri bombardimesh ruse ndaj komplekseve ushtarake në Dnipro të Ukrainës. Është pikërisht artileria e...

Situata në Ukrainë 24 orët e fundit

Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski tha se situata në Donbas është "shumë e vështirë" pasi Rusia ka rritur fuqinë e zjarrit, pavarësisht kësaj ai...

TË FUNDIT

Arrestohet një person i shpallur në kërkim

Komisariati i policisë nr.6 ka arrestuar një 35-vjeçar në kërkim. Ai akuzohet për prodhim dhe shitje narkotikësh kryer në bashkëpunim. Në vitin 2021, ky person u...

Rusët zgjerojnë kontrollin në Ukrainë

Të paktën 10 persona kanë mbetur të vrarë nga një seri bombardimesh ruse ndaj komplekseve ushtarake në Dnipro të Ukrainës. Është pikërisht artileria e...

Situata në Ukrainë 24 orët e fundit

Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski tha se situata në Donbas është "shumë e vështirë" pasi Rusia ka rritur fuqinë e zjarrit, pavarësisht kësaj ai...

Mbaron mandati i Rithemelimit, Këshilli Kombëtar voton për kryesinë e re

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike do të votojë sot për të zgjedhur kryesinë e re të partisë. Në mbledhjen e mbajtur të premten në mbrëmjen,...

Shaip Kamberi mbetet jashtë Parlamentit të Serbisë

Shaip Kamberi nuk ka mundur ta fitojë mandatin e deputetit në Parlamentin e Serbisë, raportojnë mediat në Kosovë. Kamberi thuhet se ka mbetur jashtë Parlamentit...