Pandemia e COVID-19 pësoi prirje ”të ndjeshme” rritëse dy javët e fundit në Shqipëri

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN


Text sizeAa Aa

Dy javët e fundit në Shqipëri situata pandemike ka njohur prirje të ndjeshme rritjeje. Këtë gjë e deklaroi sot pas një mbledhje të Komitetit Teknik të Ekspertëve, kryetarja e saj Mira Rakacolli.


Sipas ekspertëve gjatë periudhës 6 janar-21 janar është vënë re rritje e incidencës dhe ulje e grup-moshave të prekura nga infeksioni i COVID-19.

“Ajo që kemi parë me më shumë vëmendje këto dy javë, është që kjo rritje e incidencës është shoqëruar me rritje sidomos në grup-moshat 15-24 vjeç dhe 25-34 vjeç,” – tha Rakacolli, e cila shtoi si argument qetësues faktin se nuk ka pasur prirje po kaq të ndjeshme të shtimeve të të sëmurëve në spitale.

Prirja për të rezultuar pozitivë në testet për COVID-19 në grup-moshat 15-24 vjeç ka shkuar (nga 1005.7) në 1060.5 për çdo 100,000 banorë të kësaj grup-moshe, ndërsa për 25-34-vjeçarët (nga 2,461.5) në 2,566.5 për çdo 100,000 banorë.

Në tërësi, në rang vendi dhe për të gjitha grup-moshat, incidenca – verifikimi i rasteve të reja për një grup të caktuar të testuar, apo të marrë në konsideratë – ka njohur rritje nga 227 raste që ishte në dy javët e para të janarit, në 291 raste në dy javët e dyta.

Rritja e incidencës ka detyruar Komitetin Teknik të Ekspertëve të vendosë për vijimin e orës policore, ndërprerjes së fluturimeve për në Britaninë e Madhe – atje ku ka buruar një variant i ri i COVID-19, –  dhe vijimin e mësimit online në universitete.

Sot autoritetet raportuan diagnostikimin e 678 personave të tjerë me COVID-19, ndërkohë që pesë pacientë humbën jetën.

Prej diagnostikimit të rastit të parë me coronavirus në Shqipëri, autoritetet kanë pikasur 69,916 raste, prej së cilave 60.75% (42,426 raste) janë mundur të shërohen, 37.4% (26,194 raste) mbeten me mbartje të virusit, ndërsa 1.85% (1,296 raste) nuk ia kanë dalë mbanë.

Në total janë kryer 324,460 teste, me një pozitivitet 21.5 për qind. Prej 11 janarit Shqipëria ka nisur programin e vaksinimit për personelin shëndetësor duke u bërë – bashkë me Serbinë – ndër të vetmet në rajon që po vaksinojnë kundër përhapjes së virusit.

Lexoni gjithashtu:

S’ka asnjë ndryshim, mësimi online dhe ora policore vazhdojnë me afat të pacaktuar

Përkeqësohet prirja e pandemisë, pesë viktima dhe 678 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Situata e COVID-19 në rajon, masat dhe programi i vaksinimit






Etiketimet

Kreu i Shoqatës të Jetimëve: Problemi kryesor është baza ligjore

Lulzim Resuli, kreu i Shoqatës Kombëtare të Jetimëve në Shqipëri tha për “Mirëmëngjes” në Euronews Albania se fëmijët me mungesën e kujdesit prindëror kanë...

Kreu i ISHSH-së: Duhet riparë kufiri minimal i pensioneve familjare

Astrit Hado, kreu i Institutit të Sigurimeve Shoqërore tha se pensioni për fëmijët jetim varion dhe bazohet te vitet e sigurimeve që ka prindi...

Rusia: Lirojmë portet në Detin e Zi nëse rishikohen sanksionet

Ministria e Jashtme e Rusisë ka thënë se do të konsiderojë hapjen e porteve të Ukrainës në Detin e Zi -  duke ulur kështu...


TË FUNDIT

Kreu i Shoqatës të Jetimëve: Problemi kryesor është baza ligjore

Lulzim Resuli, kreu i Shoqatës Kombëtare të Jetimëve në Shqipëri tha për “Mirëmëngjes” në Euronews Albania se fëmijët me mungesën e kujdesit prindëror kanë...

Kreu i ISHSH-së: Duhet riparë kufiri minimal i pensioneve familjare

Astrit Hado, kreu i Institutit të Sigurimeve Shoqërore tha se pensioni për fëmijët jetim varion dhe bazohet te vitet e sigurimeve që ka prindi...

Rusia: Lirojmë portet në Detin e Zi nëse rishikohen sanksionet

Ministria e Jashtme e Rusisë ka thënë se do të konsiderojë hapjen e porteve të Ukrainës në Detin e Zi -  duke ulur kështu...

Presidenti i KE sot në Tiranë

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel do të jetë sot në Tiranë. Ai do të pritet nga kryeministri Edi Rama në orën 10:15 në...

1 mijë lekë ndihmë për dy fëmijët jetimë, nëna: Është qesharake

Dorina Prendi, nënë e dy fëmijëve jetimë, po kalon periudhën më të vështirë të jetës, pas humbjes së bashkëshortit 4 vite më parë. “Ne para...







Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER