Ministria e Shëndetësisë raportoi të enjten pesë vdekje të tjera në radhët e pacientëve me COVID-19 ndërsa 678 persona të tjerë u diagnostikuan të prekur nga virusi.
Në përditësimin ditor ministria tha se gjatë 24 orëve humbën jetën në spitalet COVID, pesë pacientë të moshave 70-81 vjeç nga Tirana, Kurbini, Librazhdi, Saranda dhe Lushnja. Të mërkurën qenë raportuar për katër viktima. Kështu totali personave që kanë humbur jetën nga pandemia në Shqipëri shkon kështu në 1,296.
Gjatë 24 orëve autoritetet shëndetësore thanë se kryen 3,088 teste, prej së cilave rezultuan pozitivë 678 persona (pozitiviteti 21.9%). Të mërkurën qenë diagnostikuar 670 raste nga 3,331 teste (pozitiviteti 20.1%). Kështu totali i rasteve të pikasura në Shqipëri shkon në 69,916 raste.
Nga ana tjetër ministria raportoi si të shëruar 457 raste, të cilat e çojnë totalin në 42,426 të shëruar.
Aktualisht në katër spitalet COVID të Tiranës, po trajtohen 285 pacientë, 24 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.
COVID-19 – Statistika (21 Janar 2021)
Raste të reja ditore 678
Të shëruar në 24 orë 457
Të shtruar në spitale 285
Humbje jete në 24 orë 5
Testime ditore 3088
Testime totale 324,460
Raste pozitive 69,916
Raste të shëruara 42,426
Raste Aktive 26,194
Humbje jete 1296
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 15302
Fier 1944
Durrës 1478
Shkodër 1341
Elbasan 1082
Vlorë 1026
Lezhë 961
Korçë 888
Berat 799
Gjirokastër 502
Dibër 486
Kukës 385