S’ka asnjë ndryshim, mësimi online dhe ora policore vazhdojnë me afat të pacaktuar

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Për shkak të pandemisë së Covid-19, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur që mësimi në universitete publike dhe ato private do të vijojë online me një afat të pacaktuar. Lajmi u bë publik pak çaste më parë nga zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli.

Komitetit i Ekspertëve lajmëroi po ashtu se gjendja epidemiologjike nuk e favorizon ndryshimin e masave kufizuese.

Sipas tyre, krahas vijimit të mësimit online, vendimi për orën policore dhe fluturimeve direkte me Britaninë e Madhe mbetet në fuqi me një afat të pacaktuar.

“Ne kemi vendosur se krahas masave që kemi vendosur si; orën policore, ndalimin e fluturimeve direkte me Britaninë e Madhe, menduam që edhe mësimi në universitete për një periudhë të vijojë online. Prezenca nëpër konvikte e shton rrezikun e infeksionit dhe mundet që konviktet të shndërrohen në vatra të përhapjes së sëmundjes. Vendosëm unanimisht që ta vazhdojmë edhe pak këtë (mësimin online). Është në dobi të shëndetit të studentëve, të të afërmëve të tyre dhe të tjerëve. Është një vendim që nuk është marrë vetëm në Shqipëri, por në Britani, Italia, Gjermani, Austri, Zvicër, SHBA dhe Kanda”, tha ajo.

Teksa përshkroi gjendjen aktuale të pandemisë, znj. Rakacolli tha se periudha nga 6-19 janar ka pasur një rritje të incidencës infektive, kryesisht tek moshat nga 25-34 vjeç.

“Situata në Shqipëri nga 6-19 janar është paraqitur me një rritje të incidencës dyjavore, gjë të cilën nuk e kishim në muajin dhjetor. Ka pasur një rritje të incidencës nga mosha 25-34 vjeç. Në duhet të parandalojmë precipitimin e situatës”, tha ajo.

Në dëgjesën e thirrur nga Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, e pranishme ishte edhe ministrja e Arsimit, Evis Kushi. Ajo kërkoi mirëkuptim nga studentët për këtë vendim, ndërsa shtoi se ruajtja e shëndetit është detyrim parësor.

“Unë do të kërkoj mirëkuptimin dhe solidaritet në këtë situatë të vështirë, e cila imponon që fokusi kryesor është mbrojtja e shëndetit. Problematikat i kuptoj, por do të kërkoja mirëkuptimin edhe të studentëve tanë”, tha ajo.

Etiketimet

5 kg heroinë në valixhe, si tentoi t’i shmangej autoriteteve 81-vjeçarja

Një 81-vjeçare që udhëtonte nga Afrika në Kanada u arrestua në aeroportin e Varshavës nën dyshimin për posedim të paligjshëm të heroinës me vlerë...

Studentja serbe: S’kam frikë të flas shqip, në Tiranë kam njerëz që i quaj familje

Nevena Zhivançeviç, studentja serbe që studion gjuhën shqipe në fakultet tha se lidhja e saj me këtë gjuhë është shumë e madhe. Në një intervistë për...

Studentët nga Beogradi: Në lokalet serbe dëgjohen këngëtarët shqiptarë

Studentët serbë Borivoje Llaziç dhe Nevena Zhivançeviç të cilët studiojnë gjuhën shqipe në Beograd thonë se shqipen e kanë dëgjuar fillimisht nga këngët. Në një...

TË FUNDIT

Të flasësh shqip në Serbi, studenti nga Bujanoci: Nuk jam paragjykuar për gjuhën

Borivoje Llaziç, student nga Serbia që studion gjuhën shqipe thotë se nuk është paragjykuar që ka zgjedhur të studiojë gjuhën e në kombi me të...

Dita Botërore e Fotografisë, Tasho: Nuk mjafton të shkrepësh aparatin, duhet mendim

19 gushti është dita ndërkombëtare e fotografisë. Fotografi Roland Tasho tha për Euronews Albania se arti i fotove është masivizuar, por jo të gjithë...

Sondazh

A duhet të ndalohen skafet dhe motorët e ujit pas tragjedisë së Himarës?