Negociatat, Zef Mazi: Topi mbetet në portën tonë, duhet të ndjekim rekomandimet

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryenegociatori i Shqipërisë me Bashkimin Europian, Zef Mazi deklaroi në mbledhjen e Këshilli Kombëtar të Integrimit Europian se synimi i Shqipërisë është që Konferenca e Parë Ndërqeveritare të mbahet në qershor të vitit 2021.

“Së shpejti pritet të bëhet një vlerësim tjetër, duhet të jemi plotësisht të përgatitur. Synimi është që të mbahet në qershor 2021, dhe presidenca portugeze e ka në prioritet”, u shpreh ai.

Zoti Mazi theksoi se është e rëndësishme që Shqipëria të ndjekë rekomandimet për hapjen e negociatave.

“Negociatat do të vijojnë me kuadrin e ri negociues, e rëndësishme që të ndiqen rekomandimet. Topi mbetet në portën tonë, kjo duhet të thotë që ne duhet të vijojmë me të gjitha përpjekjet”, tha ai.

Konferenca e Parë Ndërqeveritare nuk u zhvillua brenda muajit dhjetor të vitit të kaluar, por u shty për në muajin mars. 

Në dokumentin e siguruar nga Euronews Abania thuhej se ajo do të mbahet sapo të jetë miratuar kuadri negociues dhe për Shqipërinë, pra pasi i të jenë plotësuar dy kushtet e mbetura, plotësimi i Gjykatës Kushtetuese dhe miratimi i Ligjit Anti-shpifje.

Gjykata Kushtetuese kanë nisur tashmë që të funksionojë. 

Lexoni gjithashtu:

Zgjerimi, bllokohet vendimmarrja, Italia kërkon nga Gjermania përmirësim të tekstit për Shqipërinë

Miratimi i kuadrit negociues, presidenca gjermane qartëson tekstin për Shqipërinë


Etiketimet

Në Shqipëri rregullimi i dhëmbëve është itinerar i një pakete turistike

Turizmi dentar po zhvillohet gjithnjë e më shumë në Shqipëri. Përveç shërbimeve dentare, pacientëve u ofrohen paketa të mirëfillta turistike nga klinikat dhe agjencitë...

Banorët e Kievit nuk i tremben luftës

Pronarët e bizneseve, shkrimtarët, por edhe qytetarët e thjeshtë në Kiev vijojnë të ndjekin rutinën e përditshme, pavarësisht kërcënimit për një pushtim rus. Për poetin...

Kremlini i cilëson sanksionet ndaj Putin politikisht shkatërruese

Rusia paralajmëroi të mërkurën se vendosja e sanksioneve direkte ndaj presidentit Vladimir Putin, të paralajmëruara nga presidenti amerikan Joe Biden, do të jenë “politikisht...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER