I vodhi pacientit me COVID-19 paratë, policia arreston infermieren

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Dy javë pas arrestimit për ryshfet dhe mashtrim të një sanitareje të spitalit Shefqet Ndroqi, policia njoftoi të martën për arrestimin edhe të një infermiereje të Spitalit Infektiv në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza.

Policia tha se pas hetimeve dhe shqyrtimit të pamjeve filmike të denoncuara në media u identifikua dhe ndalua infermierja R.H, 30 vjeçe banuese në Durrës.

Autoritetet thonë se ajo është përgjegjëse e vjedhjes së një shume parash një pacienti që ishte shtruar në spital për COVID-19 dhe që fatkeqësisht ndërroi jetë. Rasti, i denoncuar nga familjarët, ka ndodhur në muajin dhjetor.

Pacientit me inicialet K.D familjarët i kishin lënë rreth 20 mijë lekë në kuletë, si dhe kodin e kartës së kreditit për të marrë para të tjera nëse do të ishte e nevojshme.

Rreth dy ditë pasi K.D u vendos në terapi intensive infermieria ka marrë paratë, kartën dhe kodin nga kuleta. Pas vdekjes së tij ata ia kanë kthyer pas sendet familjarëve, por pa paratë.

Djali i të ndjerit ka vënë re mungesën e parave dhe ka bërë denoncimin, denoncim që pas verifikimeve të policisë kanë rezultuar se përveç parave në portofol edhe prej llogarisë bankare ishin tërhequr 60 mijë lekë.

Tashmë infermierja R.H është vënë në ndjekje penale për “vjedhje” dhe “vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.

Rasti në fjalë ndodh pak javë pasi opinioni publik u trondit nga veprimi i një sanitareje në spitalin Shefqet Ndroqi, e cila i kishte zhvatur një familjari shuma të konsiderueshme parash duke u hequr kinse infermiere. Edhe në rastin e parë pacienti kishte ndërruar jetë.

Ministria e Shëndetësisë e ka dënuar rastin e parë duke u distancuar nga veprimi e duke theksuar se veprimi i një punonjësi të shëndetësisë “nuk mundet ta njollosë punën e përkushtuar të mjekëve përballë pandemisë”.

Lexoni gjithashtu:

U denoncua për korrupsion, arrestohet sanitarja e spitalit që hiqej si infermiere

Arrestimi i sanitares, prokuroria nis hetim të thelluar nëse ka skemë përfitimi 

Etiketimet

‘Protesta’, PD thirrje qytetarëve: Mos u trembni nga skenarët fake të qeverisë

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi u bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë pjesën në protestën e sotme, në orëm 19:00. Në një deklaratë...

Kapet i shumëkërkuari për masakrën e Çoles, ruhej nga një person i armatosur

Një operacion i policisë së Vlorës në bashkëpunim me forcat "Shqiponja” kanë vënë në pranga një shtetas të shpallur kërkim për vrasjen e dy...

Euro drejt barazimit me dollarin, ekspertët shpjegojnë arsyet e zhvlerësimit

Monedha e përbashkët europiane po barazohet në tregun vendas me dollarin amerikan. Javët e fundit euro është dobësuar ndjeshëm në tregun vendas duke u shitur...

TË FUNDIT

Rikthehen në detyrë prokurorët e SPAK, Elvin Gokaj dhe Alfred Shehu

Gjykata e Lartë ka rrëzuar vendimin e shkallës së Apelit në Gjykatës Administrative që pezullonte nga detyra dy prokurorët e SPAK, Elvin Gogaj e...

Lavrov nuk do të takohet me Blinken në Samitin e G20-ës

Nuk është planifikuar një takim mes ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov dhe sekretarit amerikan të shtetit Antony Blinken në Samitin e G20-ës në...