Mungesa e turizmit, operatorëve turistikë u mbetet veçse të presin

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Rexhep Kasmi, kryetar i shoqatës së operatorëve turistikë tregoi në një intervistë për Euronews Albania se situata e turizmit vazhdon të ngelet e vështirë edhe për vitin 2021.

Kryetari i Shoqatës së Operatorëve Turistikë tregoi se nuk kanë asnjë bashkërendim me instancat shtetërore për kapërcimin e krizës.

“Mund të bëjmë shumë por aktualisht kjo është lënë komplet jashtë vëmendjes. Në një farë mënyre duket sikur të gjithë kemi rënë dakord. Nuk kemi turizëm, s’kemi ç’bëjmë më shumë sesa të presim dhe kaq,” – tha Rexhep Kasmi.

Ai u shpreh se vaksinimi në Europë po ecën me ritme të ngadalta dhe zhgënjyese, gjë që do ta shtyjë edhe më tej zhvillimin e turizmit.

“Unë mendoj për fillimin e sezonit ka shumë gjëra për të bërë,” – u shpreh Kasmi ndërkohë që theksoi se pritet që lëvizjet të fillojnë në muajt maj-qershor.

“Vërtetë turizmi është i bllokuar totalisht por investimet nga shteti, përgatitjet nga ana e shtetit për të gjitha infrastrukturat turistike duhet të vendosen në eficencë. Ne duhet të bëjmë për turizmin edhe pse turizëm konkret nuk kemi” – shtoi ai.

Sipas tij fokusi që i është dhënë turizmit nuk është ai i duhurit dhe sqaroi se nëse personelit që i shërben turizmit i jepet vëmendje kjo do të ishte një përgatitje shumë e mirë.

Në funksion të zbutjes se situatës, Kasmi sqaroi se ka shumë për të bërë dhe ai personalisht ka pretendime në këtë pjesë.

 

Lexoni gjithashtu: 

Pandemia bllokoi lëvizjet, 3.7 milionë të huaj më pak


Etiketimet

Britania eksperimenton javën me 4 ditë punë, pa shkurtim page

Në Mbretërinë e Bashkuar do të testohet mundësia që punonjësit të punojnë një ditë më pak në javë. Punonjësit do të punojnë 32 orë, në vetëm 4...

A do të nominohet filmi ‘Zgjoi’ për Oscars 2022?

Më 27 janar Akademia e Oscars do të fillojë votimin për nominimin e filmave. Në këtë votim merr pjesë edhe Kosova me filmin ‘Zgjoi’. Përzgjedhja e...

6 të vdekur dhe 1562 të reja me COVID-19

Gjashtë persona kanë humbur jetën nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vend, ndërsa janë konfirmuar 1562 raste të reja me virusin. Infektimet e...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER