Kushtet e shërbimit në spitalin e fëmijëve në Fier janë përmirësuar pas një rikonstruksioni të ndërtesës dhe pajisjes se saj me shtretër dhe pajisje të tjera të reja.
Pas restaurimit të bërë me të ardhurat e vetë institucionit, u realizua edhe kompletimi i mjediseve me bazë material, falë bashkëpunimit më kompanitë private që ushtrojnë aktivitet në këtë zonë.
Investimi në kompletimin me shtretër dhe pajisje të tjera të nevojshme u mundësua nga ‘Bankers Petroleum Albania’, e cila prej më se 16 vitesh operon në fushën e Patos-Marinzës, në rajonin e Fierit.
Falë financimit të kësaj kompanie, është bërë e mundur pajisja me shtretër spitalorë, komodina e dollapë, duke përmirësuar kështu kushtet për trajtimin e pacientëve.
Ky financim, i cili është pjesë e planeve të investimeve në komunitet të ‘Bankers’, u vjen në ndihmë qindra e mijëra fëmijëve të këtij rajoni të cilët kanë nevojë për shërbime spitalore. Pediatria e Spitalit të Fierit mbulon me shërbim shëndetësore grupmoshat nga 0-14 vjeç të Bashkive Fier, Patos, Rockovec dhe Ballsh.
Ky është investimi i dytë që kompania realizon gjatë dy viteve të fundit në pavijonin e Pediatrisë të Spitalit të Fierit. Me herët ishte mbështetur një investim me shumën 67 mijë dollarë për rikonstruksionin e fasadës dhe mjediseve të brendshme.
Sipas drejtuesve të spitalit, me mbështetjen së vazhdueshme nga Bankers, në këtë spital janë rritur standardet e shërbimit shëndetësor ndaj qytetarëve dhe janë përmirësuar kushtet e stafeve mjekësore.