Kërcënimi nga klima, Bill Gates për Euronews: Më i rrezikshëm se kriza e pandemisë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Bill Gates, themeluesi i Microsoft dhe filantropi i fokusuar tek varfëria dhe shëndeti, po e kthen vëmendjen tek shpëtimi i planetit.

Ai sapo ka publikuar një libër të titulluar “Si të shmangim një katastrofë klimatike” dhe ka folur për Euronews, në programin “Global Conversation”.

Gates paralajmëron se zgjidhja e krizës së COVID-19 është shumë më e lehtë se ajo e krizës klimatike.

“Na duhen më shumë se një dyzinë inovacionesh për shkak të burimeve të shumta të emetimeve. Vetëm makinat elektrike nuk mjaftojnë, nuk mjafton as karburanti i gjelbër apo ushqimi artificial. Duhet punë për manifakturën dhe agrikulturën, transportin, ndërtimin, etj. Ka shumë punë për të bërë. Por dëmtimi dhe shkatërrimi i ekosistemit është shumë më i keq se piku i pandemisë,” – thotë Gates themelues i “Breakthrough Energy”.

“Çfarë mendimi keni për marrëveshjen e gjelbër Evropiane, që i lidh fondet e rimëkëmbjes nga COVID bashkë me investimet e gjelbra. Nuk merr paratë nëse nuk investon për diçka të gjëlbër. Mendoni se po e ekzagjerojnë?” – pyet gazetari i Euronews Jeremy Wilks.

“Mendoj se është fantastike. Është një zotim i fortë. Mendoj se impakti do të varet nga cilësia e projekteve. Ndaj dhe ekipi ynë shkencor ka financuar gjithë këto kompani start up-i, të cilat do të përpiqen të bashkëpunojnë me Evropën mbi këto projekte, sepse duhet parë deri në çfarë shkalle gjërat funksionojnë,” – thotë Gates.

“Shumë spektatorë kanë pyetur mbi natyrën e zgjidhjeve, për shembull mbjellja e pemëve për të nxjerrë CO2-shin nga atmosfera. A është kjo një nga zgjidhjet?” – pyet Wilks.

“Nëse ju thoni se do të mënjanoni diçka, atëherë janë pemët që digjen ose vdesin çdo 40 vjet. Kostoja për eliminimin e 1 ton CO2, le të themi për 4 mijë vjet, është shumë e lartë. Ndaj eliminimi i emetimeve në këto procese do të jetë mënyra e vetme për të penguar 51 mld tonë gaz që çlirohen çdo vit,” – përgjigjet Gates.

Etiketimet

Harta e re gjyqësore, priten masa disiplinore për avokatët që thyen bojkotin

Kreu i Dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia tha se do të kërkojë ndjekje disiplinore për avokatët që kanë thyer bojkotin për hartën e re...

Berisha-mazhorancës: Pse s’guxoni të flisni për gjenocidin serb në Kosovë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e cilësoi një rezolutë të njerëzve me qëndrim të dyfishtë atë të mazhorancës për gjenocidin serb në Srebrenicë. Qeveria,...

Greqia do të rris pensionet në 2023, nisma pas më shumë se një dekade

Për herë të parë në më shumë se një dekadë, duke nisur nga viti 2023, Greqia do të rritë pensionet. Ishte ky premtimi i dhënë...

TË FUNDIT

Ulet sërish çmimi i naftës dhe benzinës

Bordi i Transparencës ka caktuar çmimet e reja për karburantet. Duke nisur nga kjo e enjte nafta do të shitet me 235 lekë/litër. Benzina do të...