Gjykata e Lartë ka vendosur që ish-kryeprokurori Adriatik Llalla të gjykohet nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Ka qenë Llalla ai që pak kohë më parë ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë dhe kërkonte të gjykohej nga togat e zeza të Tiranës siç vendosi edhe gjykata e shkallës së parë, vendim ky që u prish nga gjykata e apelit, por Gjykata e Lartë është mbledhur dhe ka marrë vendim për ish-kryeprokurorin.
Si gjykatë kompetente për gjyqin ndaj tij është vendosur të jetë Gjykata e Posaçme.
Më herët me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur në sekuestro pasuritë e Adriatik Llallës i cili akuzohet për mosdeklarim dhe fshehje të pasurisë.