”Shqipëria, shtëpia që fiton”, Basha dhe Kryemadhi firmosin marrëveshjen për koalicionin paszgjedhor

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN


Text sizeAa Aa

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim firmosën sot marrëveshjen e koalicionit për zgjedhjet e 25 prillit.

“Shqipëria, shtëpia që fiton”, është slogani i opozitës për garën e 25 prillit.

Ndërkohë është zbardhur edhe marrëveshje mes dy partive ku PD dhe LSI kanë rënë dakord se “përballimi dhe zgjidhja e problemeve kritike të vendit do të jenë objektivi themelor i programeve elektorale dhe shtyllat e programit qeverisës të përbashkët pas fitores së zgjedhjeve”.

Një vendim tjetër është se PD dhe LSI do të konkurrojnë në zgjedhje me dy lista. 

“Të respektojnë shtyllat themelore programore të të dy partive respektive në qeverisjen e ardhshme. Përfaqësimi në të gjithë nivelet e qeverisjes së ardhshme do të realizohet proporcionalisht mbi bazën e rezultatit zgjedhor”, thuhet në marrëveshje.

Ndërkohë synimet e kësaj marrëveshjeje janë:

1. Nxjerrjen e vendit nga kriza shumë e rëndë ekonomike e shkaktuar nga qeverisja klienteliste dhe bashkëpunëtore e oligarkisë dhe e krimit. të qartë dhe të diskutuar gjerësisht me qytetarët dhe grupet e interesit.

2. Përmbushjen e të gjitha kushteve për hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian dhe dhënien fund të çdo pengese të krijuar nga qeverisja aktuale për këtë proces jetik.

3. Rivendosja e shtetit të së drejtës dhe e sundimit të ligjit, çlirimin e shtetit nga kapja, rikthimin e llogaridhënies, duke i dhënë fund abuzimit dhe shkeljes flagrante të Kushtetutës dhe ligjeve, pandëshkueshmërisë së zyrtarëve publikë dhe fenomeneve shkatërruese si korrupsioni dhe uzurpimi i pushtetit për përfitime dhe interesa vetjake.

4. Ndërtimin e një aksioni qeveritar intensiv për të frenuar shpopullimin masiv.

5. Prioritarizimin e krijimit të punësimit të mirëpaguar, si rruga kryesore për të përmirësuar jetën e shqiptarëve.

6. Realizimin e një programi qeverisës me prioritet rininë.

7. Për të garantuar mundësi të barabarta për përfaqësimin e gruas në vendimmarrje, për emancipimin dhe fuqizimin e saj në shoqëri dhe politikëbërje.

8. Për të realizuar një luftë pa kompromis kundër krimit të organizuar, trafiqeve të çdo lloji dhe pastrimit të parave të pista, si shkaqe penguese kryesore për zhvillimin e vendit dhe sigurinë publike të qytetarëve.

9. Për të zgjidhur në mënyrë prioritare problemin e rindërtimit të banesave të dëmtuara dhe të shkatërruara nga tërmetet.

10. Për t’i dhënë fund problemit kritik të pandemisë COVID-19, duke zbatuar një plan shëndetësor-social, i cili i jep përgjigje kufizimit të përhapjes, realizimin e testimeve, gjurmimeve dhe trajtimeve mjekësore, rimbursimin e shpenzimeve për pacientët, që trajtohen në banesë, vaksinimin e gjerë të popullatës larg trajtimit diskriminues.

11. Për zhvillimin real dhe të qenësishëm të kulturës dhe sportit.

12. Për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe për t’i dhënë fund dëmtimit, tjetërsimit dhe asgjësimit të saj.

13. Për garantimin e rikthimit të pronave për komunitetet fetare në vendin tonë.

Lexoni gjithashtu:

PD-LS firmosin marrëveshjen e koalicionit, Basha: Nga programi ynë fitojnë shqiptarët dhe Shqipëria


Etiketimet

Rikthimi i Radojçiç, ende asnjë reagim nga institucionet e Kosovës

I sanksionuari nga SHBA dhe i kërkuari nga autoritetet e Republikës së Kosovës, kreu i grupit kriminal serb, Milan Radojçiç, njëkohësisht nënkryetar i Listës...

Parulla provokuese nga serbët në Mitrovicën e Veriut

Në orët e para të mëngjesit të së enjtes, janë shfaqur parullatë reja provokuese në veriun e Mitrovicës. “Nema predaje, KM ostaje” që në...

Harta e re gjyqësore, priten masa disiplinore për avokatët që thyen bojkotin

Kreu i Dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia tha se do të kërkojë ndjekje disiplinore për avokatët që kanë thyer bojkotin për hartën e re...

TË FUNDIT

Rikthimi i Radojçiç, ende asnjë reagim nga institucionet e Kosovës

I sanksionuari nga SHBA dhe i kërkuari nga autoritetet e Republikës së Kosovës, kreu i grupit kriminal serb, Milan Radojçiç, njëkohësisht nënkryetar i Listës...

Parulla provokuese nga serbët në Mitrovicën e Veriut

Në orët e para të mëngjesit të së enjtes, janë shfaqur parullatë reja provokuese në veriun e Mitrovicës. “Nema predaje, KM ostaje” që në...

Harta e re gjyqësore, priten masa disiplinore për avokatët që thyen bojkotin

Kreu i Dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia tha se do të kërkojë ndjekje disiplinore për avokatët që kanë thyer bojkotin për hartën e re...

Berisha-mazhorancës: Pse s’guxoni të flisni për gjenocidin serb në Kosovë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e cilësoi një rezolutë të njerëzve me qëndrim të dyfishtë atë të mazhorancës për gjenocidin serb në Srebrenicë. Qeveria,...

Greqia do të rris pensionet në 2023, nisma pas më shumë se një dekade

Për herë të parë në më shumë se një dekadë, duke nisur nga viti 2023, Greqia do të rritë pensionet. Ishte ky premtimi i dhënë...