Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u takua sot me banorë të Kombinatit, që u janë dëmtuar shtëpitë dhe bizneset nga tërmeti i 26 nëntorit.
Kryedemokrati i siguroi ata se nëse Partia Demokratike do të vijë në pushtet pas 25 prillit, procesi i rindërtimit do të përshpejtohet dhe banesat e tyre do të ndërtohen aty ku kanë qenë.
“Do t’i japim fund vuajtjes së njerëzve të mbetur pa shtëpi. Rindërtimi do të drejtohet nga ekspertët më të mirë. Rindërtimi është zvarritur me korrupsion. Pronat tuaja aty ku i keni pasur”, u shpreh Basha.
Basha u zotua se nëse vjen në pushtet do të krijojë edhe110 mijë vende punë të mirë-paguara.
“Synimi ynë kryesor është të krijojmë 110 mijë vende pune të mirë-paguara të cilat pastaj, sigurisht, do të kenë ndikim edhe te konsumi. Kur s’ke punë, s’ke rrogë mos prit që të vijë njeri te të blejë. 25 Prilli është dita e ndryshimit”, tha ai më tej.
Lexoni gjithashtu:
Basha i garanton Kurtit bashkëpunim nëse merr qeverinë pas 25 prillit
Basha zotohet se do të çlirojë duart e drejtësisë për t’i vënë prangat të korruptuarve