E drejta e qytetarëve me COVID për të votuar, Greta Meta: Plotësisht i realizueshëm, por ka mungesë vullneti nga partitë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Mbi 35 mijë shqiptarë të prekur nga COVID shqiptarë nuk do të votonin dot nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin sot.

Drejtuesja ekzekutive e Shoqatës për Kulturën Demokratike, Gerta Meta tha se e drejta për të zgjedhur është e drejtë globale, e bazuar në konventa për të drejtat e njeriut, por mesa duket në këto zgjedhje të sëmurët me COVID në Shqipëri nuk do ta kenë këtë mundësi, ndryshe nga ç’ka ndodhur me vende të rajonit

Teksa solli si shembull zgjedhjet e fundit në Kosovë, RMV apo Malin e Zi, znj. Meta tha se, votimi i të sëmurëve me COVID është një proces plotësisht i realizueshëm, nëse do të kishte vullnet politik.

Por nga ana tjetër, sipas saj, në kushtet kur ende nuk është bërë i qartë formati i fletës së votimit dhe një kohë që kemi të bëjmë me një sistem të ri zgjedhor, ku votuesi vihet të zgjedhë jo vetëm subjektin politik por edhe një kandidat sipas preferencave, procesi bëhet edhe më i vështirë.

“Vonesat me përcaktimin e llojit të fletës së votimit do të sjellin shumë konfuzion.

Zgjedhja e kandidatit ka një kosto për procesion, sepse nëse nuk zgjedh subjektin mund të kemi shumë fleta votimi të pavlefshme. Këto do ta ngatërrojnë procesin sidomos pas numërimit të votave.

Për ta lehtësuar si proces, është mirë që partitë politike ta dakordësojnë fletën e votimit dhe të nisë prezantimi tek votuesi, që ta kuptojnë teknikisht si do të votojë”, tha znj. Meta.


Etiketimet

Në Shqipëri rregullimi i dhëmbëve është itinerar i një pakete turistike

Turizmi dentar po zhvillohet gjithnjë e më shumë në Shqipëri. Përveç shërbimeve dentare, pacientëve u ofrohen paketa të mirëfillta turistike nga klinikat dhe agjencitë...

Banorët e Kievit nuk i tremben luftës

Pronarët e bizneseve, shkrimtarët, por edhe qytetarët e thjeshtë në Kiev vijojnë të ndjekin rutinën e përditshme, pavarësisht kërcënimit për një pushtim rus. Për poetin...

Kremlini i cilëson sanksionet ndaj Putin politikisht shkatërruese

Rusia paralajmëroi të mërkurën se vendosja e sanksioneve direkte ndaj presidentit Vladimir Putin, të paralajmëruara nga presidenti amerikan Joe Biden, do të jenë “politikisht...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER